Panik në një shkollë në Francë/ 12 vjeçarja kërcënon me thikë mësuesen

Evropë

Panik në një shkollë në Francë/ 12 vjeçarja kërcënon me thikë mësuesen

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:11
Francë

Një nxënëse 12 vjeçare ka shkaktuar panik në shkollën ku studion në Francën Perëndimore, pasi kërcënoi me thikë mësuesen e anglishtes gjatë orës së mësimit mëngjesin e së mërkurës.

Ngjarja ndodhi në kolegjin Hautes-Ourmes në jug të Rennes. Asnjë person nuk u lëndua ndërsa 12 vjeçarja u ndalua nga stafi i shkollës. Autoritetet nisën një hetim për vrasje të mbetur në tentativë.

“Gjatë mësimit ka mbajtur thikën drejt viktimës, e cila është larguar me vrap.

Ajo e ndoqi viktimën përpara se stafi i shkollës ta ndalonte. Nuk ka të lënduar”, sqaroi prokuroria./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat