“Treni bullgar” në Beograd dhe fotografim të fletëve të votimit

Evropë

“Treni bullgar” në Beograd dhe fotografim të fletëve të votimit

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:35
Serbi

Nga hapja e vendvotimeve e deri në orën 9:00, vëzhguesit e “Kreni-promeni” kanë vërejtur parregullsi serioze në vendvotimet në Beograd, Kralevë, Loznicë dhe Novi Sad, raportojnë mediat serbe.

“Në Beogradin e Ri ka pasur presion mbi votuesit dhe “treni bullgar”, të cilët paraqesin një formë më të rëndë të parregullsive zgjedhore. Një grup burrash u pa duke zbritur nga një xhip dhe duke iu afruar votuesve me letra. Pas raportimit të ngjarjes, menjëherë kemi njoftuar organet kompetente”, është bërë e ditur nga “Kreni-promeni”.

Lëvizja ka publikuar edhe një video nga Beogradi i Ri nga rruga Mileva Mariq Ajnshtajn në rrjetet sociale.

Krahas kësaj, “Kreni-promeni” thekson se janë evidentuar edhe një sërë parregullsish të tjera zgjedhore, dhe se në shumë raste anëtarët e këshillave të votimit nuk ndjekin procedura të rëndësishme për të nisur votimin.

“Parregullsitë e vërejtura nga vëzhguesit tanë janë shkelje të rënda të procesit zgjedhor, në shumë qendra votimi dita e votimit filloi pa futur fletën e kontrollit në kutinë e votimit në qendrën e votimit në Stari Grad, shumë kuti nuk ishin fare të vulosura (Stari Grad, Banjica, Kralevë) dhe votuesit i kanë fotografuar fletët e votimit në vendvotime, që është shkelje e fshehtësisë së votës”, njoftoi “Kreni-promeni” dhe shtoi se vëzhguesit e tyre i kanë regjistruar këto të dhëna sipas rregullave ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat