“Jam këtu, më qëlloni”, publikohen pamjet tmerruese nga masakra në Pragë - zbulohen detaje shokuese për autorin

Evropë

“Jam këtu, më qëlloni”, publikohen pamjet tmerruese nga masakra në Pragë - zbulohen detaje shokuese për autorin

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 16:12 Përditësuar në ora: 18:44 më 21.12.2023
Zona ku ka ndodhur sulmi në Pragë.

“Gjithnjë kam dashur të bëj vrasje”, autori i tragjedisë në Pragë e kishe paralajmëruar sulmin

Autori i sulmit të Fakultetin e Filozofisë në Pragë dyshohet të jetë 24-vjeçari David Kozak. Mediat në vend raportojnë se i riu e kishte paralajmëruar sulmin në një postim në Telegram.

“Dua të sulmoj shkollën dhe me shumë mundësi të vras dhe veten. Alina Afanaskina më ndihmoi. Unë gjithnjë kam pasur dëshirë të kryej vrasje, kam menduar madje se mund të bëhem maniak në të ardhmen. Është më e leverdishme të bësh një sulm masiv…U ula, prita dhe ëndërrova.”

Alina, që ai përmend në postim është sulmuesja 14-vjeçare që më 7 dhjetor të këtij viti hapi zjarr në një shkollë Bryansk, të Rusisë ku dy studentë mbetën të vrarë dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Kjo është përmbajtja e postimit që raportohet të ketë bërë Kozak përpara sulmit.

Si pasojë e sulmit, të paktën 15 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur. Nëntë prej tyre në gjendje të rëndë. Mes viktimave është edhe vetë autori që dyshohet që ta ketë kthyer armën nga vetja në momentin që në vendin e ngjarjes arriti policia.

Në përpjekje për t’i shpëtuar sulmit, disa studentë kanë dalë nga dritaret dhe janë “strehuar” nëpër parvaze, disa të tjerë janë mbyllur nëpër klasa. Po ashtu raportohet se në tentativa për të shpëtuar, një nga studentet u rrëzua nga lartësia dhe humbi jetën.

Dhjetë persona të vrarë si pasojë e sulmit në një universitet në Pragë

Dhjetë persona janë vrarë dhe nëntë janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.

I vdekur është edhe sulmuesi. Policia çeke ka thënë ai është eliminuar, por u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë nëpër shtëpi.

“Janë 11 persona të vdekur, përfshirë sulmuesin, nëntë të plagosur rëndë, 4-5 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë”, ka thënë emergjenca përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakushan, ka thënë për mediat çeke se ka të vdekur, por nuk mund të spekulojë për shifrën përfundimtare.

Disa studentë kanë treguar në platformën X - të njohur më parë si Twitter, se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.Një email që i është dërguar stafit të universitetit, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, ka paralajmëruar personelin për të shtënat.

“Qëndroni në vend, mos shkoni askund nëse jeni nëpër zyra, mbyllni dyert me orendi dhe ndalni dritat”.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah, ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

Presidenti çek, Petr Pavel, ka thënë se është i shokuar nga ngjarja dhe ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave.

Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë se do t'i anulojë të gjitha planet, pas “ngjarjes tragjike”.

Liderët evropianë kanë shprehur ngushëllime për viktimat.

Ambasada e Kosovës në Çeki, u ka kërkuar të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë në Pragë, që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ambasada ka thënë se të gjithë qytetarët mund të kërkojnë ndihmë konsullore në +420 257 217 775.

Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit - atraksioni kryesor për turistët.

Krimet me armë janë të rralla në Republikën Çeke.

Në dhjetor të vitit 2019, një 42-vjeçar ka vrarë gjashtë persona në një qendër pritjeje në spital, në qytetin lindor Ostravë, para se të kryente vetëvrasje.

Studentët ikin, pamje shqetësuese nga sulmi në Pragë, dëgjohen të shtëna

Pamje shqetësuese të shumë të rinjve të cilët mendohet të jenë studentë të  Universitetit ”Charles” në Pragë, tashmë janë publikuar.

Ata shihen të iknin nga zona e rrezikshmërisë, nga ku dhe në Fakultetin e Arteve, pati një vrasje e të plagosur në hapësirat e kampusit.

Madje në pamje dëgjohet edhe një moment i të shtënave me armë zjarri.

--------------------------------

Policia në Pragë të Republikës Çeke është duke raportuar për të shtëna me armë të zjarri në Fakultetin e Arteve.

Në bazë të informacioneve fillestare, ka të vdekur dhe të plagosur në vend të ngjarjes.

Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, pasi është duke u zhvilluar operacioni policor.

Policia e ka mbyllur gjithë sheshin Jan Palah ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat