Protestat e opozitës në Beograd, Vuçiç thirrje qytetarëve: Mos u shqetësoni, nuk do të ndodhë revolucioni!

Evropë

Protestat e opozitës në Beograd, Vuçiç thirrje qytetarëve: Mos u shqetësoni, nuk do të ndodhë revolucioni!

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 21:12
Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas protestës masive para bashkisë së Beogradit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen.

Vuçiç shprehet se opozita po ushtron dhunë, pasi kjo është mënyra e tyre e vetme për të luftuar, sepse nuk arritën të fitonin dot besimin e popullit.

“Asnjë revolucion nuk është në progres, asgjë nuk do të ketë sukses. Ne do të përpiqemi të mos lëndojmë askënd me një reagim të butë dhe të qetë. Disa treguan fytyrën e tyre sonte, dhe se dhuna është mënyra e tyre e vetme për të luftuar.

Prej ditësh kemi thënë se po përgatiten për këtë, sepse e dinë se nuk mund ta fitojnë besimin e popullit. Ata që betohen për të luftuar dhunën kanë treguar se janë ngacmuesit e vërtetë. Ata duan të shkatërrojnë qytetet dhe vendin tonë”, tha Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat