E pranoi edhe Kremlini – momenti kur raketa shkatërruese ukrainase godet një luftanije ruse në Krime

Evropë

E pranoi edhe Kremlini – momenti kur raketa shkatërruese ukrainase godet një luftanije ruse në Krime

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:15
Pamje nga shperthimi

Disa pamje që janë publikuar në internet thuhet se tregojnë momentin kur një raketë shkatërruese ukrainase godet – gjatë natës – një luftanije ruse në Krimenë e pushtuar.

Pamjet e filmuara pranë portit të Feodosia tregojnë një top të madh zjarri që ngrihet në qiell pas një sulmi të dyshuar nga raketa Shadow, shkruajnë mediat e huaja.

Sulmi i Krishtlindjeve, për të cilin Kievi ka marrë përgjegjësinë, çoi në raporte të pakonfirmuara se dhjetëra njerëz ishin vrarë dhe anija ushtarake Novercherkassk u dëmtua rëndë.

Ndërkohë agjencia ruse e lajmeve Interfax kishte thënë se ministria e mbrojtjes konfirmoi se anija ishte dëmtuar.

Por guvernatori i territorit tha mëngjesin e sotëm se të paktën një person ishte vrarë dhe gjashtë ndërtesa u detyruan të evakuohen si pasojë e shpërthimit.

Ky është i fundit në një seri sulmesh që synojnë anijet luftarake ruse në Detin e Zi, ndërsa Ukraina vazhdon luftën e saj kundër trupave të Vladimir Putinit, pas fillimit të agresionit të tij në shkurt të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat