“Çmendet” moti/ Përmbytje masive në Evropë, shirat e dendura nxjerrin lumenjtë nga shtrati

Evropë

“Çmendet” moti/ Përmbytje masive në Evropë, shirat e dendura nxjerrin lumenjtë nga shtrati

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 06:46
Guvernatori i Turingjisë paralajmëroi se mund të duhen shumë ditë para se ata të mund të kthehen në shtëpi.

Në Gjermani, banorët e rajoneve të ndryshme, sidomos Turingjisë dhe Saksonisë së Ulët, u detyruan të braktisnin shtëpitë ditën e Krishtlindjes për shkak të shirave të dendura që shkaktuan përmbytje masive.

Guvernatori i Turingjisë paralajmëroi se mund të duhen shumë ditë para se ata të mund të kthehen në shtëpi.

“Njerëzit duhet të përgatiten për mundësinë se nuk mund të kthehen në shtëpi për të paktën 3 ditë. Ata do mund të kthehen vetëm pasi uji të jetë tërhequr, elektriciteti të jetë kthyer dhe kur sistemi i ujërave të zeza të jetë restauruar”, tha Bodo Ramelow, guvernator i Turingjisë.

Në Çeki, disa rajone vazhdojnë të goditen nga përmbytjet, të tjera janë në gjendje gatishmërie dhe pjesa dërrmuese e vendit pret që niveli i ujërave të rritet. Shirat, por dhe akujt që shkrijnë janë përgjegjëse për këtë fenomen. Në Pragë, disa tragete nuk po operojnë dhe njerëzit nuk lejohen të hipin në bord.

Ndërsa në Holandë, nivelet e ujit janë jashtëzakonisht të larta, sidomos në rajonet ku kalojnë lumenjtë. Autoritetet dhe vullnetarët po monitorojnë situatën e shkaktuar nga reshjet. Në disa zona, uji është shumë metra më lart se mesatarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat