2 vjeçari vdes pasi gëlltiti një pjesë të lodrës

Evropë

2 vjeçari vdes pasi gëlltiti një pjesë të lodrës

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 2 vjeçar vdiq pasi gëlltiti një pjesë të lodrës me të cilën po luante.

Fëmija u dërgua me helikopter në një spital në Romë por nuk mundi të mbijetonte.

Prindërit e kuptuan se diçka nuk shkonte kur e dëgjuan atë duke gulçuar ndërsa flinte. Ata thirrën ambulancën dhe pasi mjeku ekzaminoi fëmijën dhe pa disa pjesë të një lodre në ezofag.

Helikopteri e transferoi menjëherë në poliklinikën Gemelli, por fëmija ndërroi jetë. Prokuroria Publike e Tivolit ka hapur një rast për tragjedinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat