Vijojnë sulmet ndaj kritikëve të Putinit, aleatja e Navalny-t dënohet me 9 vjet burg

Evropë

Vijojnë sulmet ndaj kritikëve të Putinit, aleatja e Navalny-t dënohet me 9 vjet burg

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:52
Alexei Navalny dhe Ksenia Fadeyeva

Një bashkëpunëtore e liderit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny, është dënuar me nëntë vjet burg.

Sipas mediave të huaja, Ksenia Fadeyeva, një ligjvënëse rajonale e cila drejtoi një degë lokale të organizatës së Navalnyt në qytetin siberian të Tomsk, u dënua me akuzën e organizimit të një grupi ekstremist.

Avokatët e saj thanë se do të apelonin kundër vendimit, duke argumentuar se zonja Fadeyeva i kishte dhënë fund përfshirjes së saj me organizatën e Navalnyt, përpara se autoritetet ta etiketonin atë si ekstremiste në vitin 2021.

Navalny, kritiku më i shquar i Vladimir Putinit, aktualisht po vuan një dënim 19-vjeçar për akuzat për ekstremizëm.

Në fillim të këtij muaji, ai u zhduk për disa javë derisa avokatët e tij njoftuan të hënën se ai ishte transferuar nga një burg në Rusinë qendrore në një koloni të largët burgu në Arktik, e njohur për kushtet e tij të vështira.

Navalny ka qenë pas hekurave në Rusi që nga janari 2021, kur u kthye në Moskë pasi u shërua në Gjermani nga helmimi me agjent nervor për të cilin fajësoi Kremlinin. Para arrestimit, ai kishte bërë fushatë kundër korrupsionit zyrtar dhe kishte organizuar protesta të mëdha kundër Kremlinit.

Shumë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u detyruan të largoheshin nga Rusia.

Bashkëpunëtori i Navalny, Leonid Volkov, ka thënë se ai u përpoq ta shtynte Fadeyevën të largohej nga Rusia në mes të ‘goditjes’ nga pushteti, por ajo refuzoi, duke përmendur detyrimet e saj ndaj votuesve.

Ajo ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i saj në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat