Momenti kur ndodh shpërthimi i madh në Belgorod të Rusisë – një re e dendur tymi ngritet në qiell, njerëzit ikin nga paniku

Evropë

Momenti kur ndodh shpërthimi i madh në Belgorod të Rusisë – një re e dendur tymi ngritet në qiell, njerëzit ikin nga paniku

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Ukraina kreu sulme masive në qytetin rus Belgorod të shtunën, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve që kreu Rusia një ditë më parë në disa qytete ukrainase.

Pamje të shumta kanë qarkulluar në internet lidhur me dëmet që ka pësuar ky qytet rus nga bombardimet e ushtrisë ukrainase.

Një tjetër video që është verifikuar edhe nga BBC, tregon momentin kur në Belgorod bie një predhë midis një rruge të ngarkuar.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa një re e madhe e dendur u ngrit në qiell; njerëzit aty pranë filluan të iknin nga paniku.

Ukraina e ka marrë përgjegjësinë e sulmeve derisa thotë gjithashtu se Rusia dështoi që me mbrojtjen e saj ajrore të mbronte civilët.

Deri më tani thuhet se kanë vdekur 14 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat