25 vjet nga monedha e re e Evropës

Evropë

25 vjet nga monedha e re e Evropës

Më: 1 janar 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Që nga 1 janari 1999, Evropa ka monedhën e re, euron. Në këtë datë euro zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë.

Më 1 janar 2001 ajo zëvendësoi edhe monedhën e Greqisë.

Kalimi në një monedhe të vetme i eurozonës, e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë, paraqiti përfitime të mëdha për konsumatorët dhe biznesin.

Gjithashtu lehtëson këmbimet e mallrave dhe shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregtinë me vendet jashtë eurozonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat