Kishin rezervuar biletat për fluturimin Dublin-Zagreb, në aeroplan mësuan se ulëset e destinuara për ta ishin prishur

Evropë

Kishin rezervuar biletat për fluturimin Dublin-Zagreb, në aeroplan mësuan se ulëset e destinuara për ta ishin prishur

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:14
Incident në fluturimin e një aeroplani të aviokompanisë Ryanair në relacionin Dublin-Zagreb.

Gjatë 23 dhjetor, ka ndodhur një incident në fluturimin e një aeroplani të aviokompanisë Ryanair në relacionin Dublin-Zagreb.

Tre të rinj mësuan që për ta nuk ka ulëse pasi që ulëset ishin prishur. Fillimisht ishte menduar se bëhet fjalë për shitjen e një numri më të madh të biletave sesa që kishte ulëse në aeroplan.

“Ishim në udhëtimin Dublin në drejtim të Zagrebit. Pasi që u ulëm, mësuam që tre bileta i kishte shitur më shumë Ryanair dhe se tre djemtë nuk kishin ku të ulen. Pas disa minutave piloti u përfshi në këtë ngjarje gjeti ulëse për dy prej tyre, ndërsa për të tretin nuk arriti”, tha një pasagjer.

 

Një grua ishte me fëmijën e saj, dhe piloti i kërkoi nëse mund ta marr në prehër dhe të ulët njëri prej të rinjve. Ajo refuzoi dhe në fund i riu i kërkoi asaj para, por edhe atë ofertë e refuzoi, gjë që reaguan të gjithë në aeroplan.

E nga Ryanair kanë bërë të ditur se fluturimi Dublin-Zagreb nuk ishte vonuar për shkak të shitjes së numrit më të madh të biletave.

“Për shkak të dëmeve të vogla, tre ulëse në rreshtin e 14-të ishin jashtë funksioni kurse pasagjerët kishin rezervuar fluturimin në ato tre ulëse dhe janë detyruar të ulen në dy ulëse tjera. E pasi që numri i ulëse të lira ishte i kufizuar, njëri prej pasagjerëve është futur në një aeroplan tjetër”, u tha nga Ryanair. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat