Stuhia Hank ‘godet’ Britaninë e Madhe, rrugë të mbyllura dhe mijëra njerëz pa energji elektrike

Evropë

Stuhia Hank ‘godet’ Britaninë e Madhe, rrugë të mbyllura dhe mijëra njerëz pa energji elektrike

Më: 3 janar 2024 Në ora: 12:48
Britani e Madhe

Mbretëria e Bashkuar aktualisht po përballet me probleme të mëdha pas kalimit të Storm Hank me qindra paralajmërime për përmbytje, mbyllje rrugësh, anulime trenash dhe mijëra familje pa energji.

Shpërthimet më të forta të erës u regjistruan të martën pasdite në Isle of Wight, në jug të Anglisë, ku shpejtësia e erës arriti në 150 kilometra në orë. Ndërkohë, shërbimet e urgjencës thanë se një burrë vdiq në Gloucestershire pasi një pemë ra mbi makinën e tij.

Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje ishin në fuqi në Angli dhe Uells që nga mëngjesi i sotëm.

Sipas Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë, e cila mbledh të dhëna nga të gjithë ofruesit e energjisë elektrike, rreth 10,000 klientë janë ende pa energji elektrike.

Autostrada Kombëtare, e cila menaxhon autostradat, ka njoftuar se disa rrugë kryesore do të mbyllen për shkak të përmbytjeve. “Meqë gjatë ditës priten reshje të tjera shiu në shumë zona, rrugët pritet të qëndrojnë të mbyllura për disa orë”, thuhet në njoftim.

Disa kompani hekurudhore kanë paralajmëruar se këtë të mërkurë do të ketë probleme në qarkullim.

“Për shkak të erërave të forta, pemët që kanë rënë në shina kanë shkaktuar dëme ose vonesa në trena në shumë pjesë të rrjetit tonë,” njoftoi mëngjesin e sotëm South Western Railway, e cila vendosi të pezullojë shërbimet e trenave “për disa orë në mënyrë që të garantojë sigurinë” e pasagjerëve dhe punëtorëve.

Britania e Madhe, veçanërisht Skocia dhe Anglia veriore, tashmë është goditur në fund të dhjetorit nga stuhia Gerrit. Trupat e tre burrave u gjetën të bllokuar në një automjet që u gjet në një lumë në Anglinë veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat