Çka thotë vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç: Agjentë të BIA-së e kanë rrëmbyer nga shtëpia, ishte i shtrirë në spitalin ushtarak, duke se është jermuar dhe paralizuar

Evropë

Çka thotë vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç: Agjentë të BIA-së e kanë rrëmbyer nga shtëpia, ishte i shtrirë në spitalin ushtarak, duke se është jermuar dhe paralizuar

Nga: Fatmir Beka Më: 4 janar 2024 Në ora: 20:49
Ilustrim

Gazeta kroate “Slobodna Dalmacija” ka njoftuar për gjendjen e rëndë të Nikola Sandulovi kryetar i partisë republikane serbe, i cili dje është rrëmbyer nga shtëpia nga agjentë serb sipas vajzës së tij Klara, ishte mjekuar në Sptitalin ushtarak dhe gjendja e tij është e rëndë, ka shenja helmimi dhe paralize, e gjithë kjo ndodhi vetëm një ditë pasi kishte vendos kurorë me lule në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz, transmeton “Bota Sot”.

Dramë e vërtetë ka ndodhur nga mëngjesi i së mërkurës në lagjen Senjak, ku banon Sanduloviç, pasi agjentë të BIA-së serbe kanë hyr me forcë dhe kanë rrëmbyer Sanduloviçin për “intervistë”. Lajmi i parë pas rrëmbimit nuk ka qetësuar familjen pasi babin e vetë Klara e ka gjetur të hospitalizuar në WMA (Spitali Ushtarak Beograd), në intensivë duke u shëruar nga rrahjet dhe keqtrajtimet.

Sipas informatave të fundit nga bashkëpunëtorët edhe familja, Nikola Sanduloviç sot e enjte pasdite u kthye në gjendje të rëndë në shtëpi, sipas konstatimit u paralizua,ka shenja të lëndimeve dhe gjurmë të keqtrajtimit, tha Klara Sanduloviç për “Slobodna Dalmacija”.

E shoqja (nëna)e kishte gjetur dje derën hapur, e babin askund , ka shkuar në stacionin e afërm të policisë dhe pas lajmërimit i kanë thënë “mos u shqetësoni zonjë, është në të sigurt e do të kthehet””!...kjo ishte shenjë se gjërat janë keq, ndërsa më e keqja ishte sot në mëngjes nga Spitali ushtarak njoftojnë se prindi është i palëvizshëm, duket të jetë helmuar me helm ushtarak nervor, është i shqetësuar, thotë e bija Klara.

Ky nuk është sulmi dhe rreziku i parë për jetë për Nikola Snaduloviç, që kishte përketuar rrahje, sulme me bomba edhe kërcënime të vazhdueshme si rasti i para dy viteve kur u helmua me agjent helmues, ndërsa sy herë tjera me mjete eksplozive.

Njëherë i ishte hedh bomba, ndërsa rasti tjetër në 2010 i kishin vendos eksploziv në xhipin e tij, ku pas shpërthimit ai pësoi lëndime të rënda, asokohe si kryes të sulmit ishin akuzuar 4 persona, ndërsa në rastin në Gjykatë kishte përleshje mes tij dhe njërit sulmues, ndërsa ende nuk ka vendim për atë rast.

Sanduloviç ishte bashkëpunëtor i Gjingjiçit, ndërsa orientimi pro evropian mund të jetë një arsye për përpjekjen e likuidimit të tij, ndërkohë që mediet pro-qeveritare sulmin dhe atentatet i arsyetojnë me konfrontim të grupeve mafioze.

Sipas vajzës së tij, motiv tjetër mund të jetë edhe “rrëmbimi e arrestimi pas vendosjes së kurorës me lule tek viktimat civile shqiptare. Askush nuk na tregon asgjë, pse u arrestua, por as për gjendjen e tij shë[ndejtësore” u shpreh Klara, duke e quajtur këtë torturim dhe dëshmi ku po jetojnë serbët, ku nuk ndalen kërcënimet dhe ku vritet njeriu si mos të ishte, tha ajo.

Ai u sulmua se të martën ka vendos lule në Prekaz dhe ka bërë homazhe cilëve dhe familjes Jashari, gjë që u fye e sulmua nga mediet serbe duke e quajtur poshtërim të shekullit, bashkëpunëtor të Kurtit dhe serb të Kurtit.

Sanduloviç shpesh ka deklaruar se mban  raporte me politikans shqiptar përfshirë presidenten e Kosovës, ndërsa për Kosovën thotë se pavarësia është punë e kryer, gjë që ka hidhëruar forcat shtetërore dhe mbas ei ka motivuar për këtë incident.

Gazeta kroate ka dërguar pyetje rreth politikanit serb në MPB të Serbisë dhe Spital ushtarak të Beogradit ku është hospitalizuar, por ata janë përgjigjur se kur të kanë informata do i dërgojnë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat