Dodik për shkëputjen e mundshme: Nuk na duhet një karrige në OKB

Evropë

Dodik për shkëputjen e mundshme: Nuk na duhet një karrige në OKB

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:21
Millorad Dodik

Entiteti serb i Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika Serbe, shënon sot “ditën kombëtare”, një festë antikushtetuese, në një kohë të paralajmërimeve ndërkombëtare për rritjen e synimeve politike të liderit të entitetit, Millorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja.

Presidenti i Republikës Serbe (RS të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik sot sërish kërcënoi me shkëputje në rast se Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt vendos një ligj mbi pronën shtetërore.

“RS e pranon Bosnjën dhe Hercegovinën vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe nuk e pranon atë antikushtetuese. RS nuk do t’i japë fuqitë e saja të drejta në asnjë nivel, në asnjë ide që promovohet nga niveli global. Ne nuk bëjmë kërcënime. Ne themi vetëm se nuk ka përfaqësues të lartë, se është fals, se është imagjinatë. Nëse një përfaqësues i lartë fals guxon të jetë nën ndikimin e disave që mendojnë se çdo gjë është këtu, RS nuk do ta pranoje dhe ne do të shpallim pavarësinë”, u tha ai gazetarëve në Banja Luka.

Kur u pyet se kush do ta mbështeste pavarësinë e RS, Dodik tha se do të mbështeste populli dhe se karrigia në Kombet e Bashkuara ishte më pak e rëndësishme.

“RS ka një shkallë të lartë pavarësie. Duke folur hipotetikisht, RS nuk duhet të ketë një karrige në OKB, ka edhe të tjerë që nuk e kanë”, shtoi Dodiku.

Duke komentuar qëndrimin e Ambasadës Amerikane për festën antikushtetuese dhe thirrjet në prokurori për të hetuar shkeljet e ligjit, ai tha se nuk i pëlqen as 4 korriku.

“Është ndërhyrja e ambasadorit amerikan, çfarë lidhje ka ai, kush dreqin është? E kemi parë historinë e hetimeve”, përfundoi ai.

Ndryshe, 9 janari shënon ditën kur serbët e Bosnjës më 1992, të cilët e kundërshtuan pavarësinë e Bosnjës pas shkëputjes së saj nga Jugosllavia, deklaruan shtetin e tyre të ndarë, duke nxitur një luftë ndëretnike e cila ua mori jetën më shumë se 100 mijë njerëzve dhe u ndal vetëm pas Marrëveshjes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, në fund të vitit 1995. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat