Sirena sulmesh raketore ruse në gjithë Ukrainën

Evropë

Sirena sulmesh raketore ruse në gjithë Ukrainën

Më: 10 janar 2024 Në ora: 10:48
Njerëzit e strehuar në stacionin e metrosë derisa binin sirenat për sulme ajrore ruse në Kiev, Ukrainë, 8 janar 2024.

Në gjithë Ukrainën u lëshuan sirena për të paralajmëruar sulme të mundshme ruse mëngjesin e së mërkurës, ndërsa autoritetet ukrainase u kërkuan qytetarëve të strehohen.

“Rrezik për sulme raketore nëpër territorin e Ukrainës! [Avionët rusë] MiG-31Ks po ngrihen nga fusha ajrore Savasleika [në rajonin rus Nizhny Novgorod]”, paralajmëruan Forcat Ajrore të Ukrainës në rrjetin social Telegram.

Ato u bënë thirrje ukrainasve të mos i shpërfillin paralajmërimet për sulme të mundshme ajrore.

Prej fillimit të këtij viti, Rusia ka kryer sulme të mëdha dhe vazhdueshme ajrore nëpër rajonet e Ukrainës.

Vetëm më 8 janar, ajo i sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe në objektet ekonomike.

Më 9 janar, Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare tha se më shumë se 14.6 milionë ukrainas brenda vendit – apo rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme – do të kenë nevojë për ndihmë humanitare gjatë këtij viti, sepse lufta pushtuese e Rusisë po vazhdon të shkaktojë vdekje dhe shkatërrim.

Gjendja e tanishme humanitare ka shumë mundësi të përkeqësohet më shumë këtë vit, nëse luftimet vazhdojnë dhe nëse rriten sulmet ndaj energjisë dhe infrastrukturave të tjera të rëndësishme, sipas saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat