Pas arrestimit, ish-ministri polak nis grevë urie: Jam i burgosur politik

Evropë

Pas arrestimit, ish-ministri polak nis grevë urie: Jam i burgosur politik

Më: 10 janar 2024 Në ora: 12:31
Mariusz Kaminski

Mariusz Kaminski, një ish-ministër i brendshëm polak i cili u arrestua dje, tha në një deklaratë këtë të mërkurë se ai ishte një “i burgosur politik” dhe po fillonte një grevë urie.

Kaminski dhe ish-zëvendësi i tij, Maciej Wasik , të dy anëtarë të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, u dënuan për shpërdorim të pushtetit për veprime të ndërmarra në vitin 2007.

Dje, çështja e tyre mori një kthesë dramatike pasi dy politikanët u strehuan në pallatin e presidentit Andrzej Duda përpara se të arrestoheshin.

Kujtojmë se policia polake arrestoi dje dy politikanë të dënuar për shpërdorim detyre, të cilët ishin strehuar në pallatin e presidentit, Andrzej Duda.

Kryeministri i vendit, Donald Tusk, tha se presidenti po pengonte drejtësinë duke u dhënë strehim të kërkuarve, raportoi Associated Press.

Mosmarrëveshja përqendrohet në dy anëtarë të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, ish-ministrin e brendshëm Mariusz Kamiński dhe ish-zëvendësin e tij Maciej Wasik, të cilët u akuzuan për shpërdorim të pushtetit për veprimet e ndërmarra në vitin 2007 dhe u dënuan në dhjetor me dy vjet burg. Ata këmbëngulin se janë të pafajshëm. Gjykata lëshoi të hënën urdhër që policia t’i dorëzonte ata në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat