Prokuroria në Beograd: Nuk ka dëshmi për keqtrajtimin e Sandulloviqit

Evropë

Prokuroria në Beograd: Nuk ka dëshmi për keqtrajtimin e Sandulloviqit

Më: 12 janar 2024 Në ora: 07:01
Nikolla Sandulloviq

Zyra e Prokurorisë Themelore në Beograd tha se me dëshmitë e mbledhura deri më tani nuk ka tregues se ka prova bindëse dhe të qarta se opozitari serb, Nikolla Sandulloviq, është keqtrajtuar.

Zyra e Prokurorit tha se për shkak të informacioneve të publikuara në media të caktuara lidhur me keqtrajtimin e supozuar të Sandulloviqit më 3 janar nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), ky institucion nisi mbledhjen e provave.

“Veç tjerash, nga informacionet e Akademisë Mjekësore Ushtarake – të Klinikës së Neurologjisë, që janë të 4 janarit, shihet qartë se [mjekët] nuk kanë konstatuar lëndime fizike”, u tha në njoftim.

Një ditë më herët, BIA hodhi poshtë pretendimet se udhëheqësi i subjektit opozitar, Nikolla Sandulloviq, ishte subjekt i torturës, duke thënë se nuk ka pasur përdorim të forcës së paligjshme fizike ndaj tij./rel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat