Franca regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore!

Evropë

Franca regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore!

Më: 16 janar 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Të paktën 678 mijë foshnjë lindën në Francë në 2023 ose 6.6% më pak se një vit më parë, numri më i ulët i lindjeve që nga viti 1946, sipas të dhënave të publikuara nga zyra kombëtare e statistikave.

Vendi kishte mbi 68.4 milionë banorë më 1 janar 2024, një rritje e mëtejshme prej 0.3% nga viti në vit, raportojnë mediat e huaja.

631 mijë viktima u regjistruan edhe në vitin 2023, një rënie prej 6,5% krahasuar me vitin 2022, vit i shënuar nga pandemia Covid-19 dhe valët ekstreme të të nxehtit.

Sipas raportit, ky është niveli më i ulët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Rritja e popullsisë franceze ishte edhe rezultat i imigrimit neto, duke e përllogaritur në +183 mijë njerëz, pra diferencës midis numrit të njerëzve që vijnë dhe atyre që largohen nga territori i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat