Vendimi i GJED-së: Dhuna në familje arsye azili për gratë

Evropë

Vendimi i GJED-së: Dhuna në familje arsye azili për gratë

Më: 17 janar 2024 Në ora: 08:10
Një grua duke protestuar në Romë kundër dhunës ndaj grave

GJED: Nëse gratë janë të ekspozuara ndaj dhunës në familje, ato mund të kërkojnë azil ose mbrotje në një shtet tjetër.

Grave mund t'u jepet statusi i azilitnëse në vendin e tyre të origjinës kërcënohen nga "dhuna fizike ose psikologjike”. Kjo përfshin dhunën seksuale dhe dhunën në familje - ky qe vendimi i së martës i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED).

Gjykata mori në shqyrtim çështjen e një shtetaseje turke me origjinë kurde. Gruaja muslimane e divorcuar kërkoi azil në Bullgariduke arsyetuar se e kishte martuar familja me detyrim dhe se i shoqi e kishte kërcënuar dhe rrahur. Prandaj nëse do të kthehej në Turqi, do t'i rrezikohej jeta. GJED-ja mori tani në shqyrtim këtë rast - i cili në thelb ka të bëjë me kërcënimin për të ashtuquajturën "vrasje për shkak nderi".

Image
Grave të ekspozuara ndaj dhunës fizike, psikologjike, seksuale apo dhunës në familje në vendin e tyre të origjinës mund t'u njihet statusi i refugjatit

Gratë pjesë e një grupi shoqëror

Statusi i refugjatit i jepet dikujt që largohet nga vendi i tij, sepse persekutohet për shkak të racës, të fesë, të kombësisë, të bindjeve politike ose përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror, thotë GJED-ja.

Image
Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian

Tani Gjykata e bën të qartë se gratë në tërësi mund të konsiderohen si një grup shoqëror. Nëse ato janë "të ekspozuara ndaj dhunës fizike ose psikologjike, përfshirë edhe dhunën seksuale dhe dhunën në familje, në vendin e tyre të origjinës për shkak të gjinisë”, atyre mund t'u njihet statusi i refugjatit.

Nëse gratë në fjalë nuk i plotësojnë "karakteristikat e refugjatëve", atyre mund t'u jepet mbrojtje shtesë, tha gjykata. Kjo vlen nëse ato realisht janë në rrezik për t'u bërë viktima të dhunës apo edhe për t'u vrarë.

Gjykata theksoi se sidomos në rastin e kërcënimeve nga një anëtar i familjes apo bashkësisë së tyre "për shkak të një shkeljeje të presupozuar të normave kulturore, fetare ose tradicionale" gratë mund të përfitojë të drejtën për mbrojtje shtesë, tha Gjykata./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat