Kandidimi për president/ Putin mbledh firmat - kreu i Kremlinit 2.5 mln mbështetës

Evropë

Kandidimi për president/ Putin mbledh firmat - kreu i Kremlinit 2.5 mln mbështetës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 08:34
Vladimir Putin

Mbi 2 milionë rusë kanë nënshkruar dokumentet në mbështetje të kandidaturës së presidentit Vladimir Putin, për zgjedhjet presidenciale të marsit.

Në bazë të ligjit rus, kandidatët e pavarur duhet të mbledhin të paktën 300 mijë firma nga 40 ose më shumë rajone të Rusisë në mënyrë që të marrin pjesë në garë.

Duke garuar si i kandidat i vetemëruarPutin ka mbledhur tashmë 2.5 milionë firma, thuajse 1 milion më shumë se në vitin 2018.

Komisioni Elektoral Rus ka aprovuar 3 kandidatë për zgjedhjet, por asnjë prej tyre nuk përbën rrezik për të sfiduar Putin, që dominon politikën ruse që prej vitit 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat