LIVE: Tensionet vazhdojnë/ Gjermania vjen me një paralajmërim serioz – derisa ukrainasit “shkatërrojnë” rusët!

Evropë

LIVE: Tensionet vazhdojnë/ Gjermania vjen me një paralajmërim serioz – derisa ukrainasit “shkatërrojnë” rusët!

Nga: BOTA SOT Më: 19 janar 2024 Në ora: 09:02 Përditësuar në ora: 09:03 më 19.01.2024
Ukrainë

Lavrov: Perëndimi po bën luftë hibride me Moskën!

Rusia refuzoi më 18 janar bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e armëve, për shkak të mbështetjes amerikane për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve se Uashingtoni kishte propozuar ndarjen e çështjeve të Ukrainës dhe rifillimin e bisedimeve për kontrollin e armëve.

Lavrov tha se propozimi ishte i papranueshëm për Rusinë për shkak të mbështetjes së Perëndimit ndaj Ukrainës dhe akuzoi Perëndimin për një “luftë hibride” kundër Moskës.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve për kontrollin e armëve, në të ardhmen.

Në qershor të vitit 2023 Shtëpia e Bardhë ishte shprehur e gatshme për bisedime me Rusinë pa parakushte në lidhje me krijimin e një kornize të kontrollimit të armëve bërthamore, edhe pse po miratonte kundërmasa si përgjigje ndaj vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të pezulluar traktatin e fundit të kontrollit të armëve bërthamore midis dy vendeve.

Gjatë një fjalimi në Asociacionin e Kontrollit të Armëve, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, kishte bërë të ditur se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka shprehur vullnetin për bisedime, në mënyrë që të krijohet një kornizë për kontrollin e armëve bërthamore.

Në shkurt të vitit 2023, Putini njoftoi se e ka suspenduar bashkëpunimin e Rusisë për dispozitat e Traktatit New START, për inspektimet e armëve bërthamore dhe raketave në mes të tensioneve midis Uashingtonit dhe Moskës lidhur me pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Rusia, megjithatë, kishte thënë se do të respektonte kufijtë e traktatit për armët bërthamore.

Në qershor të vitit 2023, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes (SIPRI) tha se kontrolli i armëve bërthamore dhe diplomacia e çarmatosjes kanë pësuar ngecje të mëdha pas nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Lejimi i inspektimeve në vendet ku mbahen armët dhe ofrimi i informacioneve për vendet ku dislokohen raketat ndërkontinentale dhe ato balistike për nëndetëse, por edhe testimi i tyre, janë komponentë kyçë të traktatit New START.

Ky traktat ishte nënshkruar më 2010 nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama, dhe ai rus, Dmitry Medvedev.

Megjithatë, sipas vlerësimit të SIPRI-t, dislokimi i forcave strategjike bërthamore të dy shteteve deri në janar të vitit 2023 është bërë bazuar në kufizimet e vendosura nën traktatin New START.

Sipas institutit SIPRI shtetet që kanë armë bërthamore janë: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli.

Rusia kërkon ta burgosë, kush është Igor Girkin - njeriu që sfidoi haptazi Putinin dhe që ukrainasit e akuzojnë për krime lufte

Prokurori i shtetit rus i kërkoi gjykatës në Moskë të enjten burgosjen e nacionalistit të shquar Igor Girkin për gati pesë vjet, i cili akuzon presidentin Vladimir Putin dhe udhëheqjen ushtarake se nuk e kanë kryer luftën në Ukrainë në mënyrë efektive.

Zyra e Prokurorit të Shtetit akuzon Girkin, i njohur më mirë si Strelkov, i cili konsiderohet kriminel lufte në Perëndim për rrëzimin e një avioni pasagjerësh në Ukrainën lindore në vitin 2014, për nxitje të ekstremizmit, të cilin ai e mohon.

Rasti i Girkinit po shikohet nga afër si një tregues i tolerancës së Kremlinit për kritikat ndaj përpjekjeve të luftës në Ukrainë, të cilat Moska e quan një "operacion ushtarak special". Gjykata e Moskës e caktuar për çështjen e tij tha në një deklaratë të enjten se prokurori i shtetit kishte kërkuar që Girkin të burgosej me katër vjet e 11 muaj në një koloni penale dhe të urdhërohej të ndalohej të përdorte internetin për 3 vjet. Pesëdhjetë e tre vjeçari Girkin, i cili publikisht konsideroi mundësinë për të kandiduar kundër Putinit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, u arrestua në korrik të vitit të kaluar.

Në maj, Girkin themeloi "Klubin e Patriotëve të Zemëruar" me njerëz të të njëjtit mendim për të shpëtuar Rusinë nga ajo që ai e quajti rreziku i kaosit sistemik për shkak të dështimeve ushtarake në Ukrainë dhe luftimeve brenda elitës për të përcaktuar pasardhësin e Putinit.

Si ish-oficer dhe komandant ushtarak i FSB, Girkin ndihmoi Rusinë të aneksonte gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe menjëherë pas kësaj organizoi milicitë pro-ruse që morën kontrollin e Ukrainës lindore nga Kievi. Zyrtarët ukrainas e akuzojnë atë për kryerjen e krimeve të luftës.

Ushtarët ukrainas stërviten në borë

Trupat ukrainase kanë kryer stërvitje në një vend të pazbuluar pranë kufirit me Bjellorusinë.

Linjat e frontit kanë mbetur praktikisht të pandryshuara për disa muaj në një luftë që tani po i afrohet dyvjeçarit, shkruan Sky News.

Vendeve perëndimore u është kërkuar të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kievin.

Kjo në mënyrë që ai të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat