Shtetet baltike dakordohen për linjë mbrojtje të re për forcimin e kufirit lindor të NATO-s

Evropë

Shtetet baltike dakordohen për linjë mbrojtje të re për forcimin e kufirit lindor të NATO-s

Më: 20 janar 2024 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Shtetet baltike kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar një linjë të përbashkët mbrojtjeje për të përforcuar kufirin lindor të NATO-s me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Letonia, Lituania dhe Estonia dikur ishin të gjitha pjesë e Bashkimit Sovjetik, por tani janë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe janë aleatë të Ukrainës, ku Rusia filloi një pushtim në shkallë të plotë në shkurt 2022, shkruan euronews.

Ministrat e mbrojtjes të vendeve nënshkruan dokumentin në kryeqytetin e Letonisë, Riga. Të tre besojnë se ndërtimi i “instalimeve mbrojtëse kundër lëvizjes” do të forcojë ndjeshëm kufijtë e tyre, si dhe do të pengojë dhe bllokojë çdo agresion të mundshëm ushtarak.

“Në dritën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Solidariteti i shteteve baltike duhet të jetë më i fortë se kurrë”, tha Arvydas Anusauskas, ministër i Mbrojtjes i Lituanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat