E rëndë/ 4 persona gjenden të vdekur brenda një shtëpie në Angli

Evropë

E rëndë/ 4 persona gjenden të vdekur brenda një shtëpie në Angli

Më: 20 janar 2024 Në ora: 07:49
Bëhet me dije se ishte një qytetar, i cili njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lindje të Anglisë, Norwich ku 4 persona janë gjetur të pajetë në një shtëpi.

Sipas mediave të huaja, besohet se personat në fjalë ishin të afërt me njëri-tjetrin.

Po ashtu bëhet me dije se ishte një qytetar, i cili njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë.

Punonjësit e policisë thyen derën për të hyrë dhe më pas u përballën me një pamje tragjike, ku gjeti katër trupat e pajetë.

Policia vendosi shirit policor në zonë, ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Teksa po vijon procesi për identifikimin e tyre, njëkohësisht policia u ka kërkuar banorëve të zonës që të mos dalin nga banesat derisa të përfundojnë hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat