Ponosh: “Vuçiç në Davos ishte si kushëri i padëshiruar nga fshati” – Opozita në luftë kundër vjedhjes së votave

Evropë

Ponosh: “Vuçiç në Davos ishte si kushëri i padëshiruar nga fshati” – Opozita në luftë kundër vjedhjes së votave

Nga: F.B. Më: 20 janar 2024 Në ora: 15:36
Zdravko Ponosh

Kreu i “Serbia qendër” dhe ish kandidati për president Zdravko Ponosh ka deklaruar se nuk pret asgjë mirë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ankesën për vjedhje në zgjedhje dhe parregullsi, ndërsa për Vuçiç tha se “Në Davos ishte si kushëri i padëshiruar nga fshati”, opozita në luftën kundër vjedhjeve në zgjedhje “zbuloi bërllok nën tepih”, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

"U dëshmua se Gjykata Kushtetuese akoma ndodhet në gjumin dimëror. Por ne me trokitje në derë të institucioneve tregojmë se ato nuk janë duke funksionuar, Për të shkuar në Strasburg ne së pari na duhet të shterim të gjitha mundësitë këtu në sistemin vendor të drejtësisë” tha Ponosh për Nova S.

Ai ka theksuar se opozita do të vazhdoj luftën kundër vjedhjeve në procesin zgjedhor edhe në rrugë, edhe në institucione por edhe në nivelin ndërkombëtar.

"Diskutimi në Parlamentin Evropian është shenjë e mirë, ndonëse ka arsye edhe të ndjehemi të turpëruar se bëhet fjalë për vendin tonë. N[n tepih ka shumë bërllok dhe opozita ishte e detyruar që ngrit atë tepih. Sado që është e pakëndshme që Serbia është buzë turpërimit të saj për shkak procesit zgjedhor përkatësisht vjedhjeve e parregullsive, kjo rrugë duhet të shërohet” tha Ponosh.

Sipas tij, raporti që kishte Evropa ndaj pushtetit në Serbia tashmë ka ndryshuar.

"Presidenti i Serbisë Vuçiç ka shumë arsye për shqetësim, ai në Davos nuk ishte aspak i parapëlqyer si mysafir, ku mori pjesë në një panel aspak interesant edhe anemik. Nuk ishte ylli i Davosit si donte të paraqitej, por ishte si kushëri i padëshiruar nga fshati” - tha Ponosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat