Ministri gjerman i mbrojtjes paralajmëron për rrezik nga lufta në Evropë

Evropë

Ministri gjerman i mbrojtjes paralajmëron për rrezik nga lufta në Evropë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:43
Boris Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius paralajmëroi për rrezikun e luftës në Evropë, transmeton Anadolu.

Pistorius për gazetën gjermane “Tagesspiegel” tha se aktualisht nuk mendon se do të ketë një sulm të mundshëm rus dhe ndau pritshmëritë e ekspertëve për këtë çështje.

"Jemi duke analizuar skenarët e mundshëm dhe skenarët e rrezikut maksimal. Një gjë është e sigurt: po përballemi edhe një herë me një situatë kërcënimi ushtarak në Evropë që nuk është parë prej 30 vitesh", tha ministri gjerman.

Sipas tij, kërcënimet nga Kremlini dëgjohen pothuajse çdo ditë.

"Pothuajse çdo ditë dëgjojmë kërcënime nga Kremlini, më e fundit për miqtë tanë në vendet baltike. Prandaj, duhet të kemi parasysh se (presidenti rus) Vladimir Putin një ditë mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s. Sigurisht, jemi i detyruar të marrim në konsideratë skenarët më të këqij të mundshëm”, tha Pistorius.

Duke folur për rrezikun e sulmeve ruse, ministri gjerman është i mendimit se sulmi rus aktualisht nuk është i mundur.

"Ekspertët tanë presin që kjo të jetë e mundur brenda pesë deri në tetë vjet", shtoi Pistorius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat