Deputeti rus thotë se aeroplani u rrëzua nga ukrainasit, pretendon se u godit me raketa

Evropë

Deputeti rus thotë se aeroplani u rrëzua nga ukrainasit, pretendon se u godit me raketa

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:13
Aeroplani i rrëzuar

Pas rrëzimit të aeroplanit transportues rus në rajonin e Belgorodit, zyrtarët e lartë rusë kanë filluar të akuzojnë ukrainasit për rrëzimin e fluturakes.

Gjenerali i pensionuar Andrei Kartapolov njëherit deputet i parlamentit rus, tha u rrëzua nga goditja me tre raketa me të cilat u furnizua Ukraina nga vendet perëndimore, shkruan Reuters.

Kartapolov nuk ka treguar burimin e informacioneve që ai thotë se i posedon, duke theksuar se hetimet do të konfirmojnë nëse ishte goditur me raketat Patriots apo Iris-T.

Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes, ka konfirmuar se brenda aeroplanit gjendeshin 65 ushtarë ukrainase, si dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Deri më tani ukrainasit nuk janë deklaruar fare lidhur me rrëzimin e fluturakes ruse në rajonin e Belgorodit, që gjendet pranë kufirit Rusi-Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat