Seancën konstituive të Parlamentit të Serbisë do ta udhëheq deputetja e partisë së Vuçiqit – ndihmohet nga nipi i Slobodan Milosheviqit

Evropë

Seancën konstituive të Parlamentit të Serbisë do ta udhëheq deputetja e partisë së Vuçiqit – ndihmohet nga nipi i Slobodan Milosheviqit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 21:44
Pamje nga takimi

Seancën e parë konstituive të Parlamentit të Serbisë do ta udhëheq Nada Matsura ndërsa do të ndihmohet nga Marko Millosheviq.

Seanca e parë e Kuvendit të Serbisë do të drejtohet nga mjekja në pension, Nada Matsura, e cila është deputetja më e vjetër e parlamentit.

Ish-zëdhënësja e Emergjencës, e cila u bë e famshme për këshillat e çuditshme shëndetësore, më 28 janar do të mbushë 76 vjet.

Mandatin parlamentar e siguroi përmes listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” e Partisë Progresive Serbe (SNS), raporton N1.

Matsuri do të ndihmohet nga një prej deputetëve më të rinj nga katër listat zgjedhore që fituan numrin më të madh të mandateve parlamentare dhe njëri prej tyre do të jetë Marko Milosheviq, nipi i ish-presidentit të Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë, kriminelit të ndjerë, Slobodan Milosheviq.

Milosheviqi u zgjodh deputet i listës “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë” (SPS) ndërsa ka lindur më 14 janar të vitit 1999.

Më e reja ndër deputetet e sapozgjedhur është Nastasja Bakoviq, e cila vjen nga koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, e lindur më 1 nëntor të vitit 1999.

Ndryshe, seancën konstituive të Kuvendit të Serbisë e thërret kryetari i Kuvendit të kaluar. Seanca mbahet jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, përkatësisht deri më 12 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat