Rusi/ Moska është gati për bisedime me BE-në për furnizimin me gaz natyror

Evropë

Rusi/ Moska është gati për bisedime me BE-në për furnizimin me gaz natyror

Më: 27 janar 2024 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Rusia është e gatshme për bisedime me Bashkimin Evropian për furnizimin me gaz natyror pasi marrëveshja e tranzitit me Ukrainën skadon në fund të vitit 2024, tha këtë të shtunë zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Marrëveshja pesëvjeçare e vitit 2019 midis Moskës dhe Kievit parashikon që Rusia të eksportojë gaz natyror në Evropë përmes Ukrainës dhe të paguajë Ukrainën për përdorimin e rrjetit të saj të tubacioneve.

Marrëveshja u zbatua pavarësisht pushtimit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë nga shkurti i vitit 2022, megjithëse dërgesat e gazit rus në Evropë që atëherë janë zvogëluar.

Këtë javë, media raportoi se, sipas qeverisë ukrainase, Kievi nuk do të kërkojë bisedime me Moskën për të zgjatur marrëveshjen.

Nëse pala tjetër dëshiron, ne jemi të gatshëm të diskutojmë. Deri më tani, ne nuk shohim ndonjë dëshirë”, tha Alexander Novak.

Një zyrtar i Bashkimit Evropian nuk pranoi të spekulojë mbi mundësinë e zgjatjes së marrëveshjes përtej fundit të vitit 2024, por tha se BE-ja po vlerësonte të gjithë skenarët për t’u siguruar që ishte gati.

Lufta në Ukrainë e shtyu Bashkimin Evropian të zëvendësojë burimet ruse të energjisë me furnizime alternative dhe burime të rinovueshme të energjisë.

Megjithatë, gjigandi shtetëror monopol rus Gazprom vazhdon të eksportojë gaz natyror përmes Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat