​10 mijë njerëz në vit mund të vdesin si pasojë e valëve të të nxehtit në Britani

Evropë

​10 mijë njerëz në vit mund të vdesin si pasojë e valëve të të nxehtit në Britani

Më: 31 janar 2024 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Deri në 10.000 njerëz në vit në Britaninë e Madhe mund të vdesin si pasojë e valëve të të nxehtit nëse nuk bëhet asgjë, kanë paralajmëruar deputetët.

Sipas një raporti nga Komiteti i Auditimit të Mjedisit, frekuenca e shtuar e ngjarjeve ekstreme të nxehtësisë mund t'i kushtojë ekonomisë gjithashtu 60 miliardë funte në vit.

Kryetari konservator i komisionit, deputeti Philip Dunne, i kërkoi qeverisë të veprojë, sepse "ka shumë punë që duhet bërë".

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi alarmin e saj të parë të nxehtësisë 'niveli 4' në korrik të vitit 2022, kur u regjistrua për herë të parë temperatura 40 gradë Celsius.

Ndërsa globalisht, viti 2023 u konfirmua si viti më i nxehtë i regjistruar me një diferencë të konsiderueshme.

"Është këtu, është një rrezik i pranishëm dhe po na vjen shumë shpejt. Ne kemi nevojë për një plan tani. Sa më shumë ta vonojmë, aq më shumë do të jemi në rrezik”, tha Dune për Sky News.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, ka pasur rreth 4.500 vdekje të lidhura me nxehtësinë në vitin 2022.

Por deputetët thonë se norma vjetore mund të rritet në 10.000 deri në vitin 2050 nëse nuk ka ndërhyrje.

Nxehtësia ekstreme rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, duke rritur rrezikun e sëmundjes ose vdekjes të shkaktuar nga dehidratimi dhe goditja nga nxehtësia.

Moshat mbi 65-vjeç dhe ata me kushte ekzistuese janë më të rrezikuarit, ndërkohë që ka ndikime edhe në shëndetin mendor.

Komiteti dëgjoi prova se rreziku i vetëvrasjes në Mbretërinë e Bashkuar është dy herë më i lartë kur temperatura është 32 gradë dhe jo 22 gradë Celsius.

Raporti rekomandon që Zyra Met duhet t'i emërtojë valët e të nxehtit në të njëjtën mënyrë si stuhitë për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për kërcënimet.

Ekspertët e ndryshimeve klimatike pajtohen se perceptimet publike duhet të ndryshohen urgjentisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat