Ukrainasit arritën të shkatërrojnë 11 tanke dhe autoblinda ruse Donetsk, e pranojnë ushtarët e Putinit – u tregojnë eprorëve se janë goditur rëndë

Evropë

Ukrainasit arritën të shkatërrojnë 11 tanke dhe autoblinda ruse Donetsk, e pranojnë ushtarët e Putinit – u tregojnë eprorëve se janë goditur rëndë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Të enjten është raportuar se dronët kamikazë ukrainas kishin arritur të shkatërrojnë 11 tanke dhe autoblinda ruse.

Ushtarët ukrainas kishin filluar një aksion në Novomykhailivka në rajonin e Donetskut, që rezultoi me shkatërrimin e kolonës së makinerisë luftarake të Rusisë.

Ky rajon kontrollohet nga rusët dhe konsiderohet si një prej pikave më të nxehta të luftës në Ukrainë. Atje dronët kamikaze arritën të shkatërrojnë tanket dhe autoblindat e ushtrisë së Vladimir Putinit.

Ukrainasit kishin publikuar edhe pamjet nga ajri të këtij sulmi që rezultoi plotësisht i suksesshëm. E një video tjetër, shfaq ushtarët e mbijetuar rusë duke u larguar nga ai rajon dhe duke transportuar ushtarët e plagosur.

Madje njëri prej tyre i drejtohet eprorëve përmes një kamere amatore, duke ua bërë të qartë se janë sulmuar ashpër nga ukrainasit që përdorën dronët kamikazë.

Ai nuk heziton të tregojë se kanë pësuar humbje të mëdha dhe se tani me njësi tjera po largohen në rajone tjera – duke transportuar bashkëluftëtarët e tyre të plagosur në fushëbetejë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat