“Më mbylli në pjesën e pasme dhe… ngriva” - Mjekja: Si u abuzova nga kolegu i vjetër?

Evropë

“Më mbylli në pjesën e pasme dhe… ngriva” - Mjekja: Si u abuzova nga kolegu i vjetër?

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Freya (emri nuk është i vërtetë), e cila ka punuar në shërbimin e Ambulancës në Britani tha se duroi shakatë dhe komentet seksuale për më shumë se një dekadë në ambientet e punës, derisa një ditë u mbyll në pjesën e pasme të një ambulance dhe u sulmua seksualisht nga një koleg i vjetër.

“Ai vetëm e vuri dorën drejt e poshtë këmbëve të mia. Unë isha e tronditur. Nuk mund të lëvizja. Nuk dija si të reagoja. Thjesht ngriva, ngriva absolutisht,” tha ajo.

“Sikur të mos mjaftonte, ai më nxori gjoksin. Më kujtohet që më thithi”.

“Pastaj, ai nxori stilolapsin e tij… dhe vizatoi një fytyrë të buzëqeshur sipër dhe poshtë gjoksit tim.

“Më kujtohet se shkova në një stacion menjëherë kur u kthyem, dhe u lava, hoqa bojën. Ai bëri një foto të gjoksit tim gjithashtu në telefonin e tij për ta dërguar tek unë.”

Freya tha se kjo gjë i shkatërroi karrierën dhe shëndetin mendor.

“Kam plagë, mendërisht dhe fizikisht. Më kanë vjedhur karrierën që doja. Dhe tani jam e vetmuar, jam vetëm, sepse nuk mund t’i besoj askujt.”

Më vonë ajo u dërgua me urgjencë në spital pas përpjekjes për të prerë gjoksin e saj dhe tentativës për vetëvrasje.

Sipas mediave të huaja, Freya që atëherë ka lënë shërbimin e ambulancës dhe ka marrë një pagesë nga ish-punëdhënësi i saj.

Pjesa më e rëndë e këtyre ngjarjeve, është mosreagimi i shoqërisë përballë sjelljeve të tilla seksiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat