Vuçiq e krahason vetë veten me Millosheviqin dhe Gjuriqin me Budimoriviqn teksa jep një njoftim

Evropë

Vuçiq e krahason vetë veten me Millosheviqin dhe Gjuriqin me Budimoriviqn teksa jep një njoftim

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 09:21
Aleksandar Vuçiq dhe Marko Gjuriq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Shtete të Bashkuara të Amerikës do të kthehet në Serbi “për të ushtruar një funksion të rëndësishëm” por pa e specifikuar se çka saktësisht.

Dhe kjo mu pas themelimit të Kuvendit të Serbisë pas zgjedhjeve të vjedhura – të konstatuara edhe nga vetë Parlamenti Evropian – kur pritet që edhe të themelohet qeveri e ri.

Vuçiq përmes një postimi në Facebook ka përdorur referenca të çuditshme në një foto te tij me Gjuriqin në ShBA, ku ka marrë si shembull Sllobodan Millosheviqin dhe bashkëpunëtorin e tij Dobrivoje Budimiroviq (ky i fundit i famshëm për këngët që ia këndonte Millosheviqit nga parlamentir serb” me fjalët “Sllobodan, ti je komunist, dhe ne të duam sikurse Krishtin Jezus”.

Postim i plotë i Vuçiqit:

Njëherë e një kohë, kur Bidzha do të dilte në Pomoravlje me Millosheviqin, njerëzit pyesnin se kush ishte ai që qëndronte pranë Dobrivoj Budimiroviqit. Pra, shpresoj se një ditë njerëzit do të pyesin se kush ishte ai që qëndroi pranë Marko Gjuriqit. Elem, Marko po kthehet në Serbi dhe besoj se do të kryejë një nga funksionet shumë të rëndësishme në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat