Ekonomia e Britanisë bie në recesion pasi qytetarët zvogëlojnë shpenzimet

Evropë

Ekonomia e Britanisë bie në recesion pasi qytetarët zvogëlojnë shpenzimet

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Qytetarët shpenzuan më pak, grevat e doktorëve dhe rënia e ndjekjes së shkollave bëri që Britania e Madhe të bie në recesion ekonomik në fund të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se ekonomia u tkurr për 0.3 përqind, më shumë sesa pritej, në mes të tetorit dhe dhjetorit, pas kontraktimit në mes të korrikut dhe shtatorit, raporton BBC.

Britania e Madhe do të mbetet në recesion nëse dështon që të rritet për dy tremujorë radhazi.

Të dhënat ngrisin pyetje në qoftë se Rishi Sunak ka arritur që të përmbushë zotimin e tij të bërë në janar për rritje ekonomike.

Deri të rënia ka ardhur pasi që britanikët kanë shpenzuar më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat