Pyetja që Vuçiq ia bëri një ushtari serb, vë në dyshim se ai merr vesh nga ushtria

Evropë

Pyetja që Vuçiq ia bëri një ushtari serb, vë në dyshim se ai merr vesh nga ushtria

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 12:44
gjatë turneut, kamerat kanë regjistruar një bisedë të shkurtër mes presidentit dhe një ushtari.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte të mërkurën në Nish, ku mori pjesë në ekspozimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë. Gjatë turneut, kamerat kanë regjistruar një bisedë të shkurtër mes presidentit dhe një ushtari.

Në fillim të bisedës, Vuçiq i tha ushtarit se ishte i kënaqur që e pa dhe më pas pasoi një pyetje.

– A keni gjuajtur nga tanku?  

– Zoti President, nuk kam gjuajtur, qëllova nga një tank.

Kjo bisedë shkaktoi shumë vëmendje dhe shumë shpejt u përhap në rrjetet sociale, ku shumë komentuan se presidenti nuk e njeh fare terminologjinë e përdorur në ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat