LIVE: Amerika dhe BE-ja i japin ‘goditjen’ e radhës Rusisë, Putin befason me njoftimin e fundit

Evropë

LIVE: Amerika dhe BE-ja i japin ‘goditjen’ e radhës Rusisë, Putin befason me njoftimin e fundit

Nga: Bota sot Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 08:32 Përditësuar në ora: 17:12 më 23.02.2024
Vladimir Putin

Putin: Rusia po fillon prodhimin serik të raketave hipersonike Zircon

Rusia ka filluar prodhimin serik të raketave të reja hipersonike Zircon, të cilat ekspertët thonë se është pothuajse e pamundur të rrëzohen.

Kështu u shpreh të premten presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shkruan CNN.

“Ndërmarrjet e industrisë ruse të mbrojtjes kanë rritur “vitet e fundit” prodhimin dhe furnizimin e armëve “shumë herë”, duke përfshirë armë sulmi me precizion të lartë dhe mjete ajrore pa pilot, tanke, mjete të blinduara, artileri, sisteme të mbrojtjes ajrore, Sistemet kundër baterive dhe pajisjet e komunikimit dhe zbulimit, tha ai në një fjalim për Ditën e Mbrojtësit të Atdheut, që Rusia shënon më 23 shkurt”, theksoi ai.

Ukraina ka pohuar se ka prova se Rusia gjuajti një raketë hipersonike Zircon në sulmet e saj në kryeqytetin Kiev më 7 shkurt për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Ekspertët thonë se Zircon, nëse është në përputhje me atë që thotë Moska për të, është një armë e frikshme. Shpejtësia e tij hipersonike e bën atë të paprekshëm edhe ndaj mbrojtjeve më të mira të raketave perëndimore, si Patriot, sipas Aleancës për Mbrojtjen e Raketave me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Biden flet rreth sanksioneve të ashpra kundër Rusisë: Putini do të paguajë një çmim edhe më të lartë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur për sanksionet e reja ndaj Rusisë pas vdekjes së opozitarit rus, Alexei Navalny.

Uashingtoni do të vendosë më shumë se 500 sanksione të reja kundër shtetit rus ndërsa SHBA-ja kërkon të rrisë presionin para përvjetorit të dytë të luftës në Ukrainë.

SHBA-ja gjithashtu do të kufizojë eksportin rus dhe do të ndërmarrë veprime për të reduktuar më tej të ardhurat e Rusisë.

Këto masa synojnë të godasin edhe më tej ekonominë dhe makinerinë e presidentit rus, Vladimir Putin shkruan skynews.

“Ato do të sigurojnë që Putini të paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe shtypjen brenda vendit”, tha presidenti amerikan.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione të reja ndaj afro 200 individëve dhe subjekteve të lidhura me pushtimin rus në Ukrainë.

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka prezantuar paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, një ditë para përvjetorit të dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Sot, ne po ashpërsojmë edhe më shumë masat kufizuese kundër ushtrisë së Rusisë dhe sektorit të mbrojtjes”, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një deklarate për media.

“Ne vazhdojmë të jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të goditur makinerinë e luftës së Rusisë dhe për të ndihmuar Ukrainën që të fitojë luftën e saj legjitime për vetëmbrojtje”.

Paketa e 13-të e sanksioneve e bllokut evropian, që lidhet me pushtimin rus të Ukrainës, shënjestron industrinë e mbrojtjes së Rusisë. Sanksionet po ashtu përfshijnë ngrirje të aseteve dhe kufizime të lëvizjes për 106 individë dhe 88 organizata, duke bërë që numri i përgjithshëm i njerëzve dhe grupeve të sanksionuara nga blloku të arrijë në 2.000. Blloku tha se ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe organizatave për shkak të “minimit apo kërcënimit të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës”.

Në listën e të sanksionuarve janë përfshirë dhjetëra zyrtarë rusë, përfshirë “anëtarë të gjyqësorit, politikanë lokalë dhe persona përgjegjës për dëbimin e paligjshëm dhe riedukimin ushtarak të fëmijëve ukrainas”, u tha në njoftim.

BE-ja po ashtu ka vendosur kufizime ndaj kompanive nga Serbia, India, Shri Lanka, Kina, Kazakistani, Tajvanda dhe Turqia, nën dyshimet se kanë eksportuar produkte në Rusi, që kanë përdorim të dyfishtë, dhe për “mbështetjen e ushtrisë ruse”.

Kufizimet po ashtu janë zgjeruar edhe ndaj komponentëve që përdoren për zhvillimin dhe prodhimin e dronëve.

Emrat e kompanive do të publikohen në gazetën zyrtare të BE-së brenda disa ditësh.

Në përgjigje të lëvizjes së BE-së, Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi më 23 shkurt se do të zgjeronte në mënyrë drastike listën e politikanëve dhe zyrtarëve të bllokut të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi.

“BE-ja po vazhdon përpjekjet e saj të kota për t’i bërë presion Rusisë përmes masave kufizuese të njëanshme”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë përmes një deklarate./REL

Gjenerali gjerman paralajmëron Putinin! Do të mundet nga NATO!

Nga: H.Rafuna

Në një intervistë për The Telegraph, gjenerali gjerman Carsten Breuer thotë se forcat e presidentit rus Vladimir Putin do të mposhten nga NATO nëse do të përpiqeshin të sulmonin vendet baltike (Estoni, Letoni dhe Lituani).

Estonia, Letonia dhe Lituania janë të gjitha anëtarë të NATO-s. Siç parashikohet në nenin 5 të aleancës së mbrojtjes, një sulm kundër njërit prej këtyre vendeve do të konsiderohet si sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare.

Kur u pyetën nëse forcat gjermane dhe forcat e NATO-s të stacionuara në zonë janë mjaft të forta për t'i rezistuar një pushtimi rus, Breuer u përgjigj si vijon:

- Po, nuk kam asnjë dyshim për këtë, sepse në radhë të parë bëhet fjalë për parandalim. Unë nga vlerësimi ynë aktual, nuk jam shumë i shqetësuar për një pushtim rus në të ardhmen e afërt.

Karsten Friis, studiues i lartë në Institutin Norvegjez të Politikës së Jashtme (Nupi), për deklaratat e Breuerit thotë se ekziston një dallim i rëndësishëm midis forcave ukrainase dhe NATO-s, gjë që do ta bënte të vështirë për Rusinë të sulmonte Baltikun.

- NATO dëshiron dominim ajror në një konflikt të mundshëm me Rusinë, kurse forcat tokësore ruse do të jenë shumë më të ekspozuara sesa në Ukrainë, duke përfshirë "në thellësi", larg prapa vijës së frontit. Një sulm i mundshëm ndaj vendeve baltike nuk mund të ndodhte pa paralajmërim, pa një përparim masiv të forcave përgjatë kufirit, siç e pamë në Ukrainë….) 

Sa e fortë është Gjermania dhe a mundet NATO të mbrohet kundër Putinit edhe pa mbështetjen e Trump/SHBA?

- Gjermanisë i duhen disa vite për tu rikuperuar, jemi mbrapa Ishte shumë larg pas dekadash shkurtimesh. Evropa munet të luftojë kundër Rusisë pa SHBA-në, por kjo varet shumë nga ajo se kur dhe ku lind një konflikt i mundshëm. Kemi një zgjim të gjerë në Evropë tani, ajo që po shohim më në fund në Norvegji, do të na forcojë në afat të gjatë, thotë K. Friis..)

- Në të gjitha këto diskutime që po zhvillohen për momentin, për sulmet e mundshme ruse kundër Evropës, aspekti kohor është ai që bën diferencën. Nuk ka gjasa që Rusia të sulmojë një vend të NATO-s nesër.

Jemi në modalitetin e luftës dhe do të qëndrojjmë në të për sa kohë që Putini të jetë gjallë. Kjo e bën atë shumë të rrezikshëm, jo ​​më pak në afat të mesëm, pra para se të ndërtojmë mbrojtjen tonë. Rusisë i duhet më pak kohë për të ndërtuar mbrojtjen e saj, atje sasia kompenson cilësinë e dobët.!

Biden njofton për sanksione të reja kundër Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të premten se Uashingtoni do t’i vendos më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë.

Shtetet e Bashkuara synojnë ta rrisin trysninë ndaj Moskës në dyvjetorin e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Biden tha se do të vendosen sanksione të reja në lidhje me kufizimet në eksport ndaj gati 100 subjekteve të cilat e kanë ndihmuar Rusinë, si dhe do të ndërmarrë veprime shtesë për t’ia zvogëluar Rusisë të hyrat nga energjia.

Këto masa kanë për qëllim ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe për vdekjen e liderit opozitar rus, Alexei Navalny.

Navalny, një kritik i zëshëm i Kremlinit, vdiq më 16 shkurt në rrethana të dyshimta në një burg të Arktikut në veri të Rusisë. Ai po vuante një dënim të gjatë për akuza për ekstremizëm që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht.

“Ato [sanksionet] do të sigurohen që Putini do ta paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe për shtypjen brenda vendit”, tha Biden.

Cak i sanksioneve të së premtes janë individët e ndërlidhur me burgosjen e Navalnyt, si dhe sektori financiar dhe ai i mbrojtjes i Rusisë, baza industriale, rrjetet e prokurimit dhe shmangësit e sanksioneve nëpër shumë vende, theksoi ai.

Këto sanksione janë më të fundit nga mijëra sanksione që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i vendosën kundër Rusisë prej se ajo e nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Si pasojë e agresionit rus janë vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe janë shkatërruar shumë qytete.

Rusia “harron” Ukrainën, Vladimir Putin kthen sytë nga Baltiku, ja ishulli i rëndësishëm që mund të sulmohet i pari, zbulohet “masterplani” i Moskës

Nuk ka paqe në këtë periudhë për vendet baltike. Pas kërcënimeve të vetë Vladimir Putin,alarmi nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius, i cili nuk e fshehu shqetësimin për të ardhmen e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, duke pretenduar se “në 5 vitet e ardhshme cari i Kremlinit mund të sulmojë vendet e NATO-s”, vetëm sa e ka tensionuar më tek situatën. Për këto arsye, të tre shtetet kanë rënë dakord të pajisin kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë me struktura mbrojtëse për t'iu kundërvënë çdo kërcënimi ushtarak. Sistemi i ri i parandalimit u komunikua nga ministri estonez i Mbrojtjes Pevkur i cili njoftoi një marrëveshje të trefishtë midis Talinit, Rigës dhe Vilniusit për të dekurajuar çdo armik. Për vendet baltike, si dhe për Pistorius, Von der Leyen zbuloi se Brukseli po e ndjek situatën shumë seriozisht dhe se një strategji e re e mbrojtjes e BE-së do të nisë në mars. Për CNN, megjithatë, 2024 do të jetë një vit ngërçi, por një përplasje midis Rusisë dhe NATO-s mund të ndodhë në vitin 2025. Sakaq, kohët e fundit “kryefjala” ka qenë Estonia, dhe rreziku i paraqitur ndaj saj.

Trajnimi i civilëve

Ushtria qytetare që mblidhet çdo fundjavë në një ishull në Estoni e quan veten 'SAS'. Këta vullnetarë marrin armët dhe maskojnë fytyrat e tyre me ngjyra ushtarake vetëm në fundjavë.Shumë prej tyre janë baballarë dhe nëna të moshës së mesme. Kjo është në përputhje me atë që kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Patrick Sanders, tha javën e kaluar, kur paralajmëroi se edhe civilët duhet të trajnohen për të luftuar në një luftë të ardhshme, një ide që u hodh poshtë menjëherë nga qeveria e kryeministrit britanik Rishi Sunak. Estonia, e cila ndan një kufi 290 kilometra me Rusinë dhe rifitoi pavarësinë e saj vetëm në 1991 pas rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, e kupton shumë mirë kërcënimin që paraqet Moska. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që drejtuesit ushtarakë kanë dyfishuar forcat e mbrojtjes territoriale, të përbërë nga njerëz që do t'i vijnë në ndihmë ushtrisë në rast krize.

Alarm në Estoni

Tani, dy vjet pasi Rusia pushtoi Ukrainën, ka rreth 20,000 anëtarë të mbrojtjes territoriale. Nga këta, 10,000 janë vullnetarë të Lidhjes së Mbrojtjes, dhe 10,000 janë rezervistë ushtarakë. Gjeneralmajor Ilmar Tamm, kreu i Lidhjes së Mbrojtjes, thotë se detyra kryesore e trupave të tij është të zmbrapsin sulmin e forcave të Vladimir Putin. Duke lidhur sigurinë e ofruar nga NATO me atë që po ndodh në Ukrainë, ai paralajmëroi se rreziku i një agresioni të tillë do të rritej nëse Moska mundte forcat e Kievit. “Sa seriozisht e marrim mbështetjen për Ukrainën? Nëse heqim dorë nga Ukraina, a po heqim dorë edhe nga mbrojtja jonë? Kjo është thelbësore dhe nuk duhet të ndahet”, tha gjenerali Tamm gjatë një interviste në zyrën e tij në Talin.

Objektivi i Rusisë

Ishulli Hiiuma, i arritur me traget përtej detit të ngrirë, është një vend i bukur në bregun perëndimor të Estonisë i mbuluar me pyje të dendur. Rreth 9,000 banorë jetojnë në ishull dhe është një vend i preferuar për pushime në muajt e verës. Por ishulli mund të bëhet gjithashtu një objektiv kryesor rus në një konflikt të ardhshëm me NATO-n. Duke treguar një hartë, Majori Kapper thotë se Moska mund ta përdorë ishullin si një pikë në Detin Baltik për të ndërprerë rrugët jetike detare drejt vendeve të tjera baltike. Kjo është ndoshta arsyeja pse ushtarët britanikë, të vendosur në Estoni si pjesë e misionit të NATO-s për të penguar kërcënimet ruse, vizitojnë ishullin për të zhvilluar stërvitje atje. Për shkak se vullnetarët janë një nga linjat e pakta të mbrojtjes në ishull, majori Kapper tha se ritmi i trajnimit është dyfishuar në dy fundjavë në muaj. Ai kishte një paralajmërim për Presidentin Putin nëse do të përpiqej të sulmonte. “Do të jetë një betejë e përgjakshme nëse vini këtu. Ne patjetër do të vrasim sa më shumë prej jush”, tha ai. Sa i përket një mesazhi të mundshëm për vendet e tjera të NATO-s si Britania që mund të mos bëjnë aq shumë për të forcuar mbrojtjen e tyre, oficeri tha: “Ata duhet të zgjohen. Rusët nuk do të ndalen në Ukrainë. Nëse nuk i ndalojmë, ata do të shkojnë gjithnjë e më tej.

Trump deklaroi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë, Zelensky shpërthen ashpër

Intervista u zhvillua pranë vijës së frontit në Kharkiv, disa kilometra larg luftimeve. Zelensky u pyet edhe për deklaratën e bërë nga ish-presidenti i SHBA, Donald Trump i cili tha se nëse do të rizgjidhet në krye të SHBA-ve sërish, do t’i jepte fund për 24 orë luftës në Ukrainë.

Zelensky tha se nuk e kuptonte sesi një gjë e tillë mund të ndodhte duke u shprehur se ishte i gatshëm ta priste Trumpin në vijën e luftimeve për të marrë idetë e tij.

“Ai nuk mund ta zgjidhë këtë problem, këtë tragjedi me mua. Do ta pres ish-presidentin në vijën e frontit që t’i shpjegoj gjithçka dhe ai do të shpjegojë mendimet e tij, ndoshta ai ka disa ide. Nuk e di”- u shpreh Zelensky.

Por sipas presidentit ukrainas, Trump do të ndryshojë mendje kur të shohë frontin e luftimeve dhe do të bindet se Putin është armiku i vetëm.

‘’Trump do të shohë se çfarë po ndodh, dhe pas kësaj, unë mendoj se ai do të ndryshojë mendjen e tij dhe të gjithë e kuptuam se nuk ka dy anë të kësaj lufte: Ka vetëm një armik, dhe ky është pozicioni i Putinit. ”-këmbënguli Zelensky.

Zelensky i lutet Kongresit amerikan ta miratojë pakon e ndihmës për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse.

Në një intervistë për televizionin konservator Fox News më 22 shkurt, dy ditë para përvjetorit të dytë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia – Zelensky paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet edhe më thellë në Evropën Lindore nëse e zapton Ukrainën.

“Nëse ata [Kongres] duan të jenë shumë pragmatikë, çmimi që ne po e kërkojmë tani... është më i vogël sesa ai që do të jetë në të ardhmen nëse [Rusia] do të futet në vendet e NATO-s”, tha Zelensky.

“A do të mbijetojë Ukraina pa mbështetjen e Kongresit? Natyrisht. Por, jo të gjithë ne”, shtoi ai, derisa i fitoi presidentin Joe Biden dhe Donald Trumpin, i cili është në rrugë për t’u nominuar për president nga Partia Republikane, ta vizitojnë Ukrainën dhe të jenë dëshmitarë të gjendjes në vijat e frontit të “kësaj tragjedie”.

Pas katër muajsh debat, Senati amerikan e miratoi në fillim të këtij muaji një projektligj për shpenzime plotësuese nga i cili Ukrainës i ndahen rreth 60 miliardë dollarë, kryesisht për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Megjithatë, një grup i republikanëve të ekstremit të djathtë në Dhomën e Përfaqësuesve e kanë bllokuar atë, sepse synojnë ta lidhin atë me reformat e emigrimit në SHBA.

Kjo vonesë është duke pasur pasoja të mëdha në fushëbetejë, pasi forcave ukrainase po u harxhohet municioni dhe armët për mbrojtje ajrore. Javën e kaluar, forcat ruse e zaptuan qytetin lindor Avdivka, duke e shënuar fitoren e parë të madhe për Kremlinin prej majit 2023.

Duke folur për Fox News, Zelensky iu lut drejtpërdrejt amerikanëve konservatorë, mbështetja e të cilëve për Ukrainën është zvogëluar në vitin e fundit.

Sipas një sondazhi nga Qendra Hulumtuese Pew, gati gjysma e qytetarëve amerikanë të cilët identifikohen si republikan apo që ua mbajnë anën republikanëve, thonë se Shtetet e Bashkuara po i japin shumë mbështetje Ukrainës.

Vetëm një në gjashtë njerëz të cilët identifikohen si demokrat apo ua mbajnë anën demokratëve, kanë qëndrim të njëjtë.

“Në krye të luftës ukrainase [për ndihmë], presidenti Zelensky po u flet republikanëve përmes një mediumi që konservatorët e shikojnë më së shumti”, tha për Radion Evropa e Lirë Daniel Vajdich, president i Yorktoën Solutions, një firmë lobuese nga Uashingtoni, klient i së cilës është edhe Ukraina.

Zelensky i adresoi shqetësimet e ngritura shpesh nga republikanët e ekstremit të djathtë për ndihmën, korrupsionin, zgjedhjet dhe një marrëveshje për paqe.

Ai tha se ndihma amerikane – Uashingtoni ka qenë dukshëm donatori më i madh i Kievit – shkon për nevoja ushtarake dhe jo për pensione ukrainase. Në fakt, disa demokratë kanë argumentuar, shumica e ndihmës shkon për kompanitë amerikane, të cilat marrin kontratat për ta furnizuar Kievin me armë.

Zelensky tha se Qeveria ukrainase po vazhdon me reformat kundër korrupsionit të mbështetura nga Perëndimi dhe e mohon se po kërkon t’i shtyjë zgjedhjet për të mbetur në pushtet. Ai tha se Kushtetuta s’e lejon mbajtjen e zgjedhjeve në kohë lufte.

Zgjedhjet presidenciale të Ukrainës ishin caktuar për këtë vit.

I pyetur për mundësinë e bisedimeve për paqe, lideri ukrainas tha se Putinit nuk mund t’i zihet besë, duke shtuar se lideri rus nuk do të heqë dorë kurrë nga përpjekjet për ta pasur në dorë Ukrainën.

Ai tha se pozita e Putinit në bisedime do të dobësohet me kohë, derisa Rusia pëson më shumë humbje në fushëbetejë.

Në ndërkohë, tha ai, Ukraina do të përgatitet për një kundërofensivë tjetër dhe premtoi se forcat ruse në jug do t’i marrin “disa befasi”.

Kjo intervistë u bë saktësisht dy javë pasi komentuesi i njohur konservator, Tucker Carlson – dikur ndër prezantuesit më të njohur në Fox – e transmetoi intervistën e tij me presidentin rus Putin.

Lideri autoritar rus pretendoi në intervistë se Ukraina është kërcënim për Rusinë, sepse po kërkon t’i bashkohet NATO-s.

I pyetur se kur do të përfundojë lufta, Zelensky tha se kjo varet nga vendosmëritë e Perëndimit. Ai tha se Perëndimi druhet se çfarë do të ndodhë me Rusinë – fuqinë e dytë më të madhe bërthamore në botë – nëse e humb luftën.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt”, tha Zelensky.

“Kur do të jetë bota e gatshme ta ndalë Putinin? Epo, të jemi të sinqertë. Bota nuk është e gatshme vërtet që Putini të jenë në gjendje ta humbë pushtetin. Bota ka frikë nga ndryshime në Federatën ruse”, shtoi ai.

Putin merr pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave në Moskë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës me rastin e Ditës së Mbrojtësit të Atdheut në Rusi.

Udhëheqësi rus vendosi një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur pranë Murit të Kremlinit në Moskë.

Ndërsa personeli ushtarak po vëzhgonte.

Putini ka përshëndetur trupat e Moskës dhe gjithashtu tha se treshja bërthamore e Rusisë – aftësitë e saj strategjike bërthamore tokësore, detare dhe ajrore – ishin në rregull.

Tre të vrarë pas një sulmi me dron rus në Odesa

Tre persona janë vrarë pasi një dron rus goditi një zonë komerciale në portin e Detit të Zi të Ukrainës, Odesa, njoftoi ushtria ukrainase dhe guvernatori rajonal, Oleh Kiper.

Ushtria tha se Rusia lëshoi 31 dronë në Ukrainë gjatë natës, me mbrojtjen ajrore që shkatërroi 23 prej tyre, shkruan Sky News.

Në një postim në Telegram, forcat jugore të ushtrisë thanë se kishin kapur nëntë dronë, por njëri goditi një zonë pranë portit, duke shkaktuar flakë dhe zjarrfikësit gjetën një trup e thanë se mund të ketë ende njerëz nën rrënoja.

“Trupat e dy personave u gjetën nën rrënoja. Gjithsej tre persona humbën jetën si pasojë e këtij sulmi”, është shprehur Kiper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat