Medvedev nuk tërhiqet nga lufta, bën paralajmërimin e frikshëm

Evropë

Medvedev nuk tërhiqet nga lufta, bën paralajmërimin e frikshëm

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 08:58
Dmitry Medvedev

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se trupat ushtarake do të shkojnë shumë më tej në Ukrainë, madje sipas tij “një ditë mund të shkojnë drejt Kievit”.

Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka shtuar se Rusia duhet të punojë shumë më tepër në luftë me Ukrainën.

“Ku duhet të ndalemi? Nuk e di. Do të duhet të punojmë shumë më shumë dhe seriozisht. A do të jetë Kievi? Po, ndoshta duhet të jetë Kievi, nëse jo tani, atëherë pas ca kohësh, ndoshta në ndonjë fazë tjetër të zhvillimit të kësaj lufte”, është shprehur ai  raporton Reuters.

Medvedev, që dikur konsiderohej “lider modern”, ka ndërruar qasjen me agresionin rus në Ukrainë.

Ai e ka sulmuar Perëndimin, duke paralajmëruar rrezikun e një apokalipsi bërthamor.

Në prag të përvjetorit të dytë të luftës, Ukraina është konsideruar më e përgatitur dhe më e armatosur. Një pako ndihme i është premtuar nga autoritetet e SHBA-së

Një ditë më parë është raportuar për vrasjen e mbi 65 ushtarëve rusë nëpërmjet sistemit amerikan HIMARS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat