Sunak: Perëndimi duhet të tregohet më i guximshëm në sekuestrimin e aseteve ruse

Evropë

Sunak: Perëndimi duhet të tregohet më i guximshëm në sekuestrimin e aseteve ruse

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 10:37
Rishi Sunak.

Vendet perëndimore duhet të jenë më të guximshme në sekuestrimin e aseteve ruse të ngrira pas pushtimit rus të Ukrainës që filloi në vitin 2022, tha kryeministri britanik Rishi Sunak.

Kryeministri britanik thekson se Ukraina ka nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë, dronë, municione, si dhe ndihmë të tjera.

“Ne duhet të tregohemi më të guximshëm në lidhje me sekuestrimin e qindra miliardave në asetet e ngrira ruse”, tha Sunak.

Në vitin 2022, Bashkimi Europian, SHBA, Japonia dhe Kanadaja ngrinë aktivet e bankës qendrore ruse me vlerë rreth 300 miliardë dollarë. G7 po shqyrton sekuestrimin e aseteve ruse për ta bërë Moskën të paguajë për dëmin që ka shkaktuar me pushtimin e saj ushtarak të Ukrainës.

Kryeministri britanik i kërkoi gjithashtu SHBA-së që të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

“Ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë atë që Amerika ka bërë për Ukrainën dhe për sigurinë euroatlantike. Unë i bëj thirrje që të vazhdojnë mbështetjen e tyre dhe jam i sigurt se do ta bëjnë”, thekson Sunak.

Ditën e djeshme, Ministria Britanike e Mbrojtjes u zotua të investojë 245 milionë paund në prodhimin e municioneve artilerie për të forcuar forcat e armatosura të Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat