Ukraina ankohet se gjysma e ndihmës ushtarake nuk i arrin në kohë

Evropë

Ukraina ankohet se gjysma e ndihmës ushtarake nuk i arrin në kohë

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 13:39
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umero

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov tha se gjysma e të gjithë ndihmës ushtarake të premtuar për vendin e tij arrin me vonesë, duke i kushtuar shtrenjtë vendit të tij në fushën e betejës.

“Nëse ajo që është ndarë nuk arrin në kohë, ne humbim personelin, humbim territore. Kjo është një luftë ku forcat aleate duhet të sigurojnë furnizimet në kohë. Për momentin, angazhimi nuk përbën dorëzim” tha ai.

Duke folur në një konferencë në Kiev, Umerov fajësoi vonesat në atë që ai e quajti një situatë “dinamike dhe në ndryshim”, raporton CNN.

Komentet e tij vijnë, pasi mbështetja e Ukrainës nga aleatët e saj duket se po lëkundet.

Një paketë ndihme nga Shtetet e Bashkuara mbetet e bllokuar në Kongres, ndërsa Bashkimi Evropian ka dështuar në angazhimet e mëparshme për të furnizuar Ukrainën me më shumë municion.

Ukraina po përpiqet të plotësojë këtë mungesë duke nxitur industritë e saj të mbrojtjes. Duke folur në të njëjtën konferencë, Ministri i Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin tha se industria e mbrojtjes e vendit trefishoi kapacitetin e saj të prodhimit vitin e kaluar.

Kamyshin vuri në dukje, megjithatë, se Ukraina ka nevojë për shumë më tepër municion sesa mund të prodhojë vetë.

“Pavarësisht se sa e rrisim prodhimin në Ukrainë, nevojat e vijës sonë të frontit janë më të mëdha se prodhimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian së bashku”, tha Kamyshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat