Kroaci, aksidentohet autobusi me 20 studentë, dy prej tyre kërkojnë ndihmë mjekësore

Evropë

Kroaci, aksidentohet autobusi me 20 studentë, dy prej tyre kërkojnë ndihmë mjekësore

Më: 4 mars 2024 Në ora: 15:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një autobus me 20 studentë është aksidentuar sot në Sisqani të Kroacisë.

Mediat kroate shkruajnë se autobusi është përplasur në një kanal rrugor në Sisqani. Sipas një fotoje të publikuar në një faqe në Facebook, autobusi është “mbështetur” në një shtyllë.

Sipas komenteve të lexuesve, fëmijët kanë zbritur menjëherë nga autobusi dhe përveçse në gjendje shoku, askush nuk është lënduar rëndë. Pavarësisht kësaj, në terren përveç policisë ka dalë edhe një autoambulancë.

Siç mësoi Jutarnji, dy fëmijë të shoqëruar nga prindërit kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të dhimbjeve.

Nga kompania e autobusit thanë se shoferi tyre ishte munduar t’i ikte aksidentit me një veturë dhe më pas kishte goditur shtyllën, shkruan Jutarnji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat