Erdogan pret Zelenskyn në Turqi, ja çfarë pritet të ndodhë

Evropë

Erdogan pret Zelenskyn në Turqi, ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 08:43
Volodymyr Zelensky dhe Recep Tajip Erdogan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të jetë nesër në Turqi për bisedime me homologun e tij Recep Tajip Erdogan. 

"Të dy udhëheqësit do të diskutojnë rrjedhën e luftës, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe marrëdhëniet dypalëshe," tha Presidenca turke. 

Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në korrik, duke thënë se ajo ishte injoruar pasi kishte kërkuar kushte më të mira për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave.

Turqia, e cila fillimisht ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së bashku me OKB-në, është përpjekur të bindë Rusinë që t'i kthehet nismës. Gjithashu Rusia ka thënë se nuk është e interesuar ta ringjallë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat