Georgieva merr mbështetje për kandidim edhe për një mandat në krye të FMN-së

Evropë

Georgieva merr mbështetje për kandidim edhe për një mandat në krye të FMN-së

Më: 10 mars 2024 Në ora: 17:32
Kristalina Georgieva

Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, do të kandidojë për një mandat të dytë pesëvjeçar.

Janë disa vendesh evropiane që kanë mbështetur nominimin e saj për ta drejtuar huadhënësin global.

Ekonomistes bullgare dhe kampiones së politikave për të trajtuar krizën klimatike do t’i jepet mbështetja e vendit të saj, i cili tha se ajo kishte pranuar emërimin për një mandat tjetër duke filluar nga shtatori.

Dimitar Radev, guvernatori i Bankës Qendrore të Bullgarisë, tha se ajo kishte fituar “respektin dhe besimin e madh” të vendeve anëtare të FMN-së gjatë pesë viteve të saj të para në organizatën me bazë në Uashington.

Bruno Le Maire, ministri francez i financave, tha në një takim të nivelit të lartë të G20-ës se Georgieva kishte bërë një “punë të madhe” duke udhëhequr institucionin dhe se Franca do ta mbështeste atë për një mandat të dytë.

Njëjtë si Franca mendojnë edhe vende tjera si Spanja, Polonia e Holanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat