Pesë skiatorë gjenden të vdekur dhe një i zhdukur në Alpet zvicerane

Evropë

Pesë skiatorë gjenden të vdekur dhe një i zhdukur në Alpet zvicerane

Më: 11 mars 2024 Në ora: 21:05
Ilustrim

Trupat e pesë skiatorëve të zhdukur janë gjetur në Alpet zvicerane, ka thënë policia. Autoritetet lokale janë ende në kërkim të një personi të gjashtë. Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi filloi të shtunën pasi grupi u zhduk pranë malit 3706 metra të lartë, Tete Blanche.

Ata ishin nisur nga Zermatti, vendi i malit të famshëm Matterhorn, në një turne skish drejt Arollës përgjatë kufirit zvicerano-italian. Pesë nga gjashtë skiatorët u gjetën në orën 21:20 me orën lokale "pa asnjë shenjë jete", u tha në një deklaratë, nga policia zvicerane e kantonit Valais.

Autoritetet i kishin thënë më parë BBC-së se skiatorët ishin të gjithë shtetas zviceranë dhe ishin të moshës nga 21 deri në 58 vjeç. Prej disa ditësh në Alpe fryjnë erëra të forta dhe gjatë 24 orëve të fundit reshje të dendura bore. Sinjali i fundit nga grupi u regjistrua brenda natës.

Sinjali nuk ishte verbal por lejoi shërbimet e shpëtimit të merrnin një ide të përafërt të vendndodhjes së tyre./BBC

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat