Shtëpia e Bardhë hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale ruse

Evropë

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale ruse

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:08
Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë ditën e sotme tha se akuzat e Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës Ruse se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në Rusi janë “të rreme”.

“Nuk është asgjë më shumë se propagandë,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë në një konferencë për shtyp.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) paralajmëroi të hënën se SHBA po planifikon një sulm kibernetik në një sistem votimi elektronik në distancë për të komplikuar numërimin e votave në zgjedhjet presidenciale të Rusisë.

Këtë akuzë Rusia e bëri ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat