LIVE: Fitoi me “armë”, Putin premton të vazhdojë luftën – Presidenti i KE-së: Evropa duhet të përgatitet, ne jemi të radhës!

Evropë

LIVE: Fitoi me “armë”, Putin premton të vazhdojë luftën – Presidenti i KE-së: Evropa duhet të përgatitet, ne jemi të radhës!

Nga: Bota sot Më: 18 mars 2024 Në ora: 06:23 Përditësuar në ora: 14:53 më 18.03.2024
Vladimir Putin

Ukraina sulmon qytetin rus, dy të vdekur

Dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur në një sulm ukrainas në një rajon kufitar rus, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov, i cili tha se fshati Nikolskoye u sulmua me predha mëngjesit të sotëm.

Mes viktimave ishte dhe një i mitur.

Ndërkohë që në Rusi dhe në territoret ukrainase u mbajtën zgjedhjet presidenciale, ku fitoi sërish Vladimir Putin, Kievi ka sulmuar edhe qendra e votimit. 

Lufta në Ukrainë dhe roli i Perëndimit

Që në fillimi, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë filluan dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë, Moska e ka akuzuar Perëndimin se Ukrainës për të zhvilluar një luftë jo të drejtpërdrejtë kundër Rusisë. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Maxim Adams, realiteti është shumë më i ndërlikuar

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, disa aleatë perëndimorë kanë shtuar mundësinë e përfshirjes më thellë në luftën me Rusinë.

Në fund të shkurtit, presidenti francez Emmanuel Macron refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë.

Ish-oficeri i inteligjencës së mbrojtjes amerikane, Matt Shoemaker, thotë se kjo ishte një përpjekje e zotit Macron për t’iu kundërvënë Presidentit Putin.

“Ai (Presidenti Macron) me siguri donte t'u dërgonte një mesazh rusëve për t’i frikësuar se NATO vërtetë mund të përfshihej në konflikt. Por për fat të keq, duke qenë se presidenti Macron nuk njoftoi paraprakisht anëtarët e NATO-s për këtë mesazh, ata u kapën të papërgatitur dhe në reagimet e tyre e kundrshtuan këtë si mundësi”, thotë zoti Shoemaker.

Analisti tjetër, Sean Steinberg nga organizata jo qeveritare ‘Qendra Soufan’, thotë se NATO tanimë ka një prani në terren.

“Është e vërtetë pasi duket se vendet anëtare të NATO-s kanë këshilltarë pranë forcave speciale në terren në Ukrainë. Por megjithatë ekziston një vijë e madhe e kuqe që bën dallimin mes pranisë së këshilltarëve në terren dhe një pranie të trupave të SHBA-së dhe NATO-s që do të luftonin drejtpërdrejt kundër trupave ruse”, thotë analisti Sean Steinberg.

Zëvendësadmirali në pension Robert Murrett, tani zëvendësdrejtor i Institutit të Universitetit të Sirakuzës për Politikat e Sigurisë dhe Ligjin, thotë se trupat amerikane mund të gjenden në mbarë botën, por kjo nuk do të thotë se ata po luftojnë. 

“Çdo ambasadë që Shtetet e Bashkuara kanë në mbarë botën ka një grup rojesh të sigurisë të marinës amerikane, për mbrojtjen tonë. Pra, në një numër të vogël ka personel ushtarak aktiv në Ukrainë”, thotë zoti Murret.

Ruslan Bortnik, drejtori i Institutit të Politikës së Ukrainës, thotë se përfshirja e NATO-s është e pashmangshme.

“Rusia është shumë më e madhe se Ukraina prandaj ose do të përballemi me rrezikun e humbjes së luftës nga Ukraina, ose do të duhet të dërgohen trupa të huaja në vend”, thotë zoti Bortnik.

Ai beson se NATO nuk ka gjasa të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë. Por ai shton se shtete individuale si Franca, Polonia, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka ose një nga shtetet baltike mund të dërgojnë trupa në Ukrainë.

Rajoni i Gjeorgjisë, Osetia Jugore në bisedime për t’iu bashkuar Rusisë

Osetia Jugore, një rajon i cili u shkëput nga Gjeorgjia dhe e quan veten shtet të pavarur, ka biseduar me zyrtarët rusë për mundësinë për t’u bërë pjesë e Rusisë, raportoi të dielën agjencia ruse e lajmeve, RIA.

Rusia e njohu Osetinë Jugore dhe një rajon tjetër të shkëputur, Abkazia, si shtete të pavarura më 2008, pasi trupat ruse nuk e lejuan Gjeorgjinë ta rimarrë kontrollin në këto dy rajone në një luftë pesëditore atë vit.

Por, Perëndimi e akuzoi Rusinë se i aneksoi Osetinë Jugore dhe Abkazian dhe Tbilisi vazhdon të kërkojë që këto dy rajone t’i kthehen.

“Ne po i diskutojmë të gjitha këto çështje në bashkërendim të ngushtë me Rusinë, duke i marrë parasysh marrëdhëniet tona dypalëshe dhe traktatet “, tha Alan Alborov, kryetari i Parlamentit të Osetisë Jugore, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka mundësi që të mbahet referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë, sipas RIA-s.

Lideri i Osetisë Jugore, i mbështetur nga Rusia, Alan Gagloev, tha vitin e kaluar se shpreson se ky rajon mund të bëhet pjesë e Rusisë edhe zyrtarisht, tha RIA.

Osetia Jugore u shkëput nga Gjeorgjia pas një lufte më 1991-92, në të cilën vdiqën disa mijëra njerëz. Ajo mban lidhje të ngushta me rajonin fqinj rus, Osetian Veriore.

Gati shumica e popullsisë së Osetisë Jugore e kanë pranuar pasaportën ruse. Ata e përdorin edhe rublën ruse si valutë të veten dhe ekonomia e tyre varet nga Rusia.

Fitues me rreth 90 përqind të votave? Putin flet para rusëve: U përpoqën të na trembin, por dështuan!

Ndërkohë që janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit të Rusi dhe ku rezultatet paraprake e shpallin fitues me rreth 90 përqind të votave, presidenti Vladimir Putin u shpreh se fitorja e tij në zgjedhje do të lejojë Rusinë të bëhet më e fortë dhe më efektive.

Duke folur në selinë e tij të fushatës, Putin tha se “Nga çdo zë, ne po ndërtojmë një vullnet të përbashkët të popullit të Federatës Ruse”.

Ai gjithashtu falënderoi qytetarët që dolën në qendrat e votimit dhe shprehu mirënjohje të veçantë për luftëtarët në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

“Pavarësisht se sa shumë u përpoqën të na trembin, të shtypin vullnetin tonë, ndërgjegjen tonë, askush nuk ka pasur sukses në histori. Ata dështuan tani dhe do të dështojnë në të ardhmen,” shton ai.

“Ai do të mbajë me çdo kusht pushtetin”, Zelensky: Putin duhet të përfundojë në Hagë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se duhet të ketë përgjigje të drejtë ndaj veprimeve të vrasësve rusë që siguruan vazhdimin e sundimit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Në ditën e tretë të procesit zgjedhor në Rusi, Zelensky ka deklaruar të dielën se mbajtja e “zgjedhjeve” në Rusi është mesazh se Putini do ta mbajë me çdo kusht pushtetin, derisa për liderin rus është shprehur se duhet të gjykohet në Hagë.

“Vetëm një një e frikëson më shumë: përgjegjësia. Ky imitim i ‘zgjedhjeve’ nuk ka legjitimitet dhe nuk mund të ketë. Ky person duhet të përfundojë në bankën e të akuzuarve në Hagë. Kjo është ajo që duhet të sigurojmë. Kushdo në botë që vlerëson jetën dhe mirësjelljen”, ka thënë ai, raportoi TheGuardian.

Sipas kreut të Ukrainës, mbajtja e zgjedhjeve ruse në territoret e okupuara ukrainase është krim.

“Të gjithë në botë e kuptojmë se ky person, si shumë të tjerë gjatë historisë, është i sëmurë nga pushteti dhe nuk do të ndalet para asgjëje për të sunduar përgjithmonë. S’ka asnjë të keqe që ai s’do ta bënte për të ruajtur fuqinë e tij personale. Dhe askush në botë nuk do të ishte i mbrojtur nga kjo. I jam mirënjohës çdo shteti, lideri apo organizate ndërkombëtare që i ka quajtur dhe do të vazhdojë t’i quajë këto gjëra me emrat e tyre të duhur”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat