Carl Bildt flet për luftën e Putinit dhe momentin e së vërtetës për Evropën!

Evropë

Carl Bildt flet për luftën e Putinit dhe momentin e së vërtetës për Evropën!

Nga: H.R Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:38
Carl Bildt

Ekziston një tension i madh në Europë, nëse SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën…)

Disa ekspertë kanë paralajmëruar pasojat për ukrainasit, nëse kjo mbështetje nuk vjen. Po kështu mendon edhe ish-kryeministri i Suedisë.

- Nëse amerikanët e bëjnë këtë, vërtet do të ishte një moment i së vërtetës për Europën, thotë Carl Bildt në një intervistë të fundit për TV suedeze…)

Dagsavisen u është referuar ekspertëve të cilët bëjnë thirrje për "sigurimin e Europës nga Donald Trump", nga frika se Putini dhe Rusia mund të kenë kushte shumë më të lehta pune me Ukrainë nëse ish-presidenti Trump kthehet në korridoret e pushtetit në Uashington D.C.

- A mund të sigurohet BE-ja "nga Trump"?

Kjo mbetet për t'u parë, por është e rëndësishme të mendohet mjaft mirë për këtë pyetje, deklaron Carl Bildt.

Bildt, tani është bashkë kryetar i grupit të mendimit në Këshillin Europian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR) dhe ndjek nga afër politikën europiane dhe luftën në Ukrainë. Ky përdoret shpesh si ekspert në mediat suedeze dhe të huaja.

Kur u pyet nga TV4, nëse ai mendon se Evropa është e përgatitur të ndihmojë Ukrainën, nëse SHBA ndalon ndihmat, ai u përgjegj kështu;

- Jo, por kjo nuk do të thotë se Europa nuk mund të përgatitet për këtë. Prodhimi i municioneve nga Veriorët është duke u shtuar, pra, shumë gjëra po ndodhin, por tani për tani varësia nga SHBA është e madhe…)

Edhe Fiona Hill ka qenë në të njëjtit  mendim me C. Bildt.

Britaniko-Amerikanja Hill, ish-këshilltare  e Donald Trumpit, konsiderohet një nga ekspertet kryesore në botë për politikën e sigurisë dhe Rusinë. 58-vjeçarja është kreu i kërkimit në institutin e njohur Brookings Institution në SHBA. Kjo personalisht beson se është koha e fundit për Europën  të mendojë dhe të shpenzojë më shumë kohë dhe para për sigurinë e vetë!  Pa padyshim ka ardhë një  kohë për më shumë autonomi në Europë, tha ajo së fundmi për Dagsavisen.

Kur Donald Trump ishte president, vazhdimisht mendonte ai se, sa para shpenzon Gjermania, Japonia,Koreja e Jugut etj. Pra, nuk janë vetëm aleatët e Amerikës në NATO të cilët janë në rrezik. Trump ka një pikëpamje të biznismenit për botën. Në një farë mënyre ai përcepton një pjesë të Europës si pronë të përbashët, kurse veten si pronar! "Nëse nuk paguani, nuk merrni mbrojtje." Kjo është mënyra se si ai mendon, shpjegoi Hill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat