LIVE: Masakër në Moskë/ Vijnë reagimet nga ndërkombëtarët – Ukraina deklarohet që nuk fshihet pas kësaj ngjarje!

Evropë

LIVE: Masakër në Moskë/ Vijnë reagimet nga ndërkombëtarët – Ukraina deklarohet që nuk fshihet pas kësaj ngjarje!

Nga: Bota sot Më: 22 mars 2024 Në ora: 08:15 Përditësuar në ora: 12:46 më 22.03.2024
Moska

BE-ja me tarifa synon “të ngufasë” të ardhurat rus

Bashkimi Evropian po synon “të ngufasë” të ardhurat e Rusisë, të cilat i përdor në luftën kundër Ukrainës, duke vendosur “tarifa ndaluese” ndaj drithërave dhe importet e tyre në bllok, tha komisionari evropian për Tregti më 22 mars.

Propozimi nga Komisioni Evropian po shqyrtohet nga udhëheqësit e BE-së, të cilët po zhvillojnë një samit në Bruksel.

Sanksionet e reja, që u mirëpritën nga Kievi, nuk do të aplikoheshin ndaj drithërave ruse që kalojnë përmes BE-së për në tregje tjera, në mënyrë që të mos shkaktohen pengesa për furnizim në vende tjera, tha komisionari për Tregti, Vladis Dombrovskis.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është ankuar ndaj udhëheqësve evropianë të premten, kur ai foli në samit përmes video-lidhjes. Ai tha se nuk është e drejtë që drithërat ruse të kenë qasje të pakufizuar në tregjet evropiane, në kohën kur importet ukrainase po kufizohen.

Brukseli ka kërkuar që të rrisë presionin ndaj ekonomisë ruse pas vendosjes të disa runde sanksionesh që veçse kanë ngrirë asetet ruse në 27 shtetet e bllokut, kanë shënjestruar udhëheqësit rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, dhe kanë tkurrur tregtinë.

Një ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se tarifat e propozuara do të pamundësonin që “drithërat ruse të destabilizojnë tregun e BE-së me këto produkte”.

Komisionari Dombrovskis gjatë së premtes tha se “propozimi i sotëm është në kohën e duhur dhe është hap i nevojshëm”.

Ai tha se tarifat po ashtu do të vendosen ndaj produkteve nga Bjellorusia, shtet që ka lejuar përdorimin e territorit të tij që Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 2022.

Propozimi vjen pasi sipas Komisionit Evropian më 2023 ka pasur rritje të importeve bujqësore ruse në BE.

Dombrovskis tha se këto tarifa do të bënin që importet ruse të ishin “të paqasshme” në tregje dhe do të ndihmonin që të ndalohej praktika ruse “e eksportimit të paligjshëm të drithërave të vjedhura ukrainase për në BE”.

Sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, të gjithë drithërat ruse deri më tani janë përjashtuar nga taksat e importit në BE./REL

Zelensky: Rusia sulmoi Ukrainën me 60 dronë dhe 90 raketa të ndryshme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka kryer sulm ndaj territoreve të Ukrainës me më shumë se 60 mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe rreth 90 raketa të modeleve të ndryshme.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy njoftoi se Rusia zhvilloi sulm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës në orët e natës.

“Ushtria ruse gjatë natës kreu sulm ndaj territoreve të Ukrainës duke përdorur mbi 60 dronë të llojit ‘Shahed’ dhe rreth 90 raketa të llojeve të ndryshme”, tha Zelenskyy duke shtuar se Rusia ka shënjestruar objektet energjetike.

Bota i sheh objektivat e terroristëve rusë, termocentrale dhe linja furnizimi, një digë hidroelektrike, banesa të zakonshme, madje një trolejbus. Rusia i ka shpallur luftë jetës së njerëzve të thjeshtë. U shpreh ngushëllimet e mia familjarëve dhe të afërmve të atyre që kanë humbur jetën për shkak të këtij terrorizmi” deklaroi Zelenskyy.

Ai tha se shërbimet e urgjencës po punojnë në të gjitha qytetet e prekura nga sulmi. Zelenskyy thotë se vazhdojnë punimet për të rivendosur energjinë elektrike në rajonet e prekura Kharkiv, Zaporizhzhia, Sumy, Poltava, Dnipropetrovsk, Odessa, Khmenitski, Vinnytsia dhe Ivano-Frankivsk.

Sulmet ruse lënë pa rrymë Zaporizhjën dhe Harkivin

Rusia ka kryer sulme me 12 raketa në rajonin ukrainas të Zaporizhjës, duke shkaktuar viktima dhe duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në uzinën bërthamore të Zaporizhjës, thanë zyrtarët më 22 mars.

Sipas kreut të administratës ushtarake në Zaporizhja, Ivan Fedorov, janë shkatërruar shtatë shtëpi dhe 35 ndërtesa të tjera janë dëmtuar.

Autoritetet thanë se sulmet ajrore ruse në Zaporizhja zgjatë për më shumë se një orë.

Operatorit të centralit të Zaporizhjës, Energoatom, tha se centrali është “në prag të mbetjes pa rrymë” për shkak të sulmeve ruse mëngjesin e së premtes.

Centrali i Zaporizhjës është më i madhi në Evropë dhe Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar se sulmet ruse rrezikojnë të shkaktojnë një katastrofë bërthamore në këtë uzinë bërthamore.

Po ashtu, kompania shtetërore e hidroenergjisë, Ukrhydroenerho, tha se diga më e madhe në vend, DniproHES në Zaporizhja, është goditur nga vala e sulmeve, por aktualisht nuk ka rrezik që kjo digë të shkatërrohet. 

"Aktualisht ka shpërthyer zjarr në digë. Ekipet emergjente po punojnë në vendin e ngjarjes", tha Ukrhydroenerho përmes një deklarate, duke shtuar se situata në digë "është nën kontroll".

Në rajonin e Harkivit, grantimet intensive ruse po ashtu kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës dhe furnizimeve me ujë.

“Pushtuesit kryen më shumë se 15 sulme ndaj ndërtesave të energjisë. Qyteti, faktikisht, ka mbetur krejtësisht në terr”, tha Oleh Synyehubov, kreu i administratës rajonale ushtarake në Harkiv.

Sipas ministrit të Energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko, ky është "sulmi më i madh i kryer së fundi ndaj industrisë ukrainase të energjisë".

Aktualisht, në të gjitha rajonet ukrainase janë lëshuar sirena alarmi për sulme ajrore.

Sulmet në Harkiv dhe Zaporizhja ndodhin një ditë pasi kryeqyteti ukrainas, Kiev, u përball me një sulm masiv me dronë dhe raketa, përfshirë balistike, të lëshuara nga Rusia.

Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës më 2022, Rusia vazhdimisht ka sulmuar ndërtesat energjetike dhe rrjetin e shpërndarjes së rrymës të Ukrainës./REL

Poroshenko: Humbja e Ukrainës mund të çojë në “futjen e çizmeve ruse në territorin e NATO-s”

Mungesa e mbështetjes ushtarake për Ukrainën mund të çojë përfundimisht që “çizmet ruse të futen në territorin e NATO-s”.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, ka paralajmëruar ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko.

Ai përshëndeti një iniciativë të udhëhequr nga Çekia për të siguruar një milion predha për Kievin nga vendet jo-evropiane, por tha se nevojitet më shumë ndihmë – dhe se mbështetja ushtarake duhet të përshpejtohet.

Sipas tij, është “e rrezikshme” që një faturë sigurie prej 95 miliardë dollarësh e SHBA që përmban kryesisht ndihmë ushtarake për Ukrainën të mbetet e bllokuar në Kongres.

“Ekziston një rrezik shumë i lartë që Rusia mund të ketë sukses të kufizuar në një periudhë të kufizuar kohore. Me këtë situatë, ne duhet të bëjmë çmos për ta përshpejtuar atë dhe për të marrë një vendim të shpejtë”, citohet të ketë thënë ai.

Ai vazhdoi duke thënë: “Unë thjesht dua që të gjithë britanikët, të gjithë evropianët, të kuptojnë se më pak armë [do të thotë] më shumë mundësi që çizmet e ushtarëve rusë të jenë në tokën e vendeve anëtare të NATO-s”.

Poroshenko paralajmëroi se një humbje e Ukrainës do të ishte një “humbje e Evropës” dhe “të gjithë botës së lirë demokratike”.

Burimet financiare të Moskës po shterojnë, shumë vende po i ngulin “thikën pas shpine” Rusisë

Që nga shtatori i vitit të kaluar, Armenia ka ndryshuar rrënjësisht drejtimin e tij strategjik pasi Azerbajxhani mori kontrollin e plotë të Nagorno-Karabakut me një operacion rrufe. 

Dy ditë më parë, përfaqësuesit e SHBA-së, BE-së dhe Rusisë u takuan në Stamboll për gjoja përpjekje për të rënë dakord mbi një model me të cilin Azerbajxhani do të lejonte ndihmën humanitare për popullsinë e Nagorno-Karabakut.

Baku, i dërguar nga Ankaraja, vlerësoi se garancitë ruse ndaj Armenisë nuk kishin përmbajtje dhe nisi një operacion ushtarak. Jerevani bëhet i vetëdijshëm se nuk mund të mbështetet në Moskë, ndaj kërkon siguri në Iran, i cili nuk është i kënaqur me lidhjet e Azerbajxhanit me Izraelin, edhe pse ata ndajnë shumicën që i përkasin degës shiite të Islamit edhe në Perëndim.

 Franca ka lidhje të gjata me Armeninë, ndaj ofron ndihmë me armë. 

Vendimi i Armenisë që të gjitha bankat, përveç VTB ruse, të ndalojnë pranimin e kartave ruse Mir është një konfirmim shtesë i dobësimit të ndikimit të Moskës në vend dhe rajon.

Armenia ishte një nga kanalet e transaksioneve financiare përmes të cilave Rusia shmangu presionin e sanksioneve evropiane dhe amerikane, por SHBA vendosi sanksione dytësore pas të cilave, për shembull, banka kazake Bereke gjithashtu ndërpreu punën me kartat Mir.

Turqia i ndaloi ato në shtator të vitit të kaluar. Një proces i ngjashëm po zhvillohet në Turqi, ku Alexey Yerhov,ambasadori rus në Turqi, tha se Rusia "është në diskutime intensive me zyrtarët turq, në lidhje me refuzimin e disa bankave turke për të bërë pagesa në emër të kompanive ruse".

Sakaq siç raporton WSJ, edhe bankat në Vjenë po e ndjejnë presionin amerikan.

Kremlini: Do të hakmerremi nëse BE-ja armatos Ukrainën me përfitimet nga asetet tona

Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me interesat e saj dhe do të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion, nëse Bashkimi Evropian përdor përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën, tha Kremlini më 21 mars.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i bëri këto deklarata para takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe për këtë çështje.

“Natyrisht, ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e mundshëm ligjorë, ato që i kemi në dispozicion tani, dhe të gjitha ato që do t’i kemi në dispozicion në të ardhmen. Bazuar në parimin e reciprocitetit, ne do të hakmerremi për këtë, por do të zgjedhim metoda të ndryshme në përputhje me interesat tona”, tha ai për gazetarët.

Udhëheqësit evropianë kanë deklaruar se synojnë të përdorim përfitimet nga asetet e ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën, e cila që nga viti 2022 po përballet me pushtimin në shkallë të gjerë të nisur nga Rusia.

Zyrtarët e Perëndimit po shkojnë drejt konfiskimit të aseteve të ngrira financiare të Rusisë, në vlerë rreth 300-350 miliardë dollarëve, për ta mbështetur Ukrainën.

Pothuajse shumica e gati 210 miliardë eurove të rezervave ruse të bllokuara në BE – para së gjithash obligacionet dhe llojet e tjera të garancive në të cilat kishte investuar Banka Qendrore e Rusisë – po mbahen në depozituesin e quajtur Euroclear në Bruksel./REL

Rusia fillon prodhimin masiv të bombave me eksploziv të lartë

Rusia ka filluar prodhimin masiv të bombave ajrore FAB-3000 me eksploziv të lartë.

Lajmi konfirmohet nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Prodhimi filloi muajin e kaluar, tha ministria.

Bombat e rënda të epokës sovjetike synojnë të shkatërrojnë objektet industriale dhe strukturat nëntokësore si bunkerët. 

Zyrtari rus: Ushtria e Rusisë do të vrasë të gjithë ushtarët francezë që do të shkojnë në Ukrainë

Ushtarët rusë do të eliminojnë të gjithë ushtarët francezë që vijnë në Ukrainë.” Kështu u shpreh nënkryetari i Dumës së Shtetit, Pyotr Tolstoy.

“Ne do të vrasim të gjithë ushtarët francezë që do të vijnë në territorin e Ukrainës. Të gjithë ata,” tha ai për kanalin BFMTV . 

Politikani theksoi gjithashtu se 147 nga 367 mercenarët francezë që mbërritën në Ukrainë më herët janë eliminuar.

Për më tepër, Tolstoi deklaroi se Rusisë “nuk i intereson” deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe fjalët e tij për refuzimin e vijave të kuqe në dhënien e ndihmës për Kievin.

Rusia mbyll disa burgje, shkak lufta në Ukrainë

Disa burgje në rajonin e Krasnoyarskut në Rusi do të mbyllen sivjet pas rënies së numrit të të burgosurve për shkak të rekrutimit të tyre në luftën në Ukrainë.

Duke i cituar mediat në Rusi, Aljazeera ka shkruar të enjten se të paktën dy burgje lokale do të mbyllen për shkak të “reduktimit të madh të të dënuarve”.

Kur kishte nisur lufta në Ukrainë, Yevgeny Prigozhin, kreu i vdekur i grupit të mercenarëve “Wagner”, pati thënë se rusët e dënuar dhe që mbajnë burgun, do të mund të fitojnë lirinë nëse iu bashkohen trupave ushtarake ruse në luftën ndaj Ukrainës.

Në raportin e atëhershëm, Prigozhini pati thënë se Rusia i ka rekrutuar të paktën 50.000 të burgosur.

Nuk janë dhënë raporte të sakte mbi numrin e të burgosurve të përfshirë në luftë.

Krah Rusisë kanë luftuar edhe anëtarë të “Wagnerit” që ishin dënuar paraprakisht për krime të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat