LIVE: Alarmi, flota ruse shfaqet në Mesdhe pak kilometër larg Sicilisë – “SHBA do të mbrojë aleatët e NATO-s nëse sulmohet”

Evropë

LIVE: Alarmi, flota ruse shfaqet në Mesdhe pak kilometër larg Sicilisë – “SHBA do të mbrojë aleatët e NATO-s nëse sulmohet”

Nga: Bota sot Më: 26 mars 2024 Në ora: 06:31 Përditësuar në ora: 06:31 më 26.03.2024
Foto ilustrim

Macron reagon pas sulmit terrorist në Moskë: Cinike që Rusia t’a përdori këtë rast për të fajësuar Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi po zhvillon një vizitë zyrtare në Guinean Franceze ndërsa ka komentuar rreth sulmit terrorist të regjistruar në Moskë. Macron u shpreh se organizata xhihadiste e Shtetit Islamik ka tentuar të kryejë disa akte terroriste në Francë gjatë muajve të fundit.

Presidenti francez përmendi gjithashtu se shërbimet franceze të sigurisë së fundmi u propozuan atyre ruse si dhe atyre të shteteve të tjera të rajonit, një "bashkëpunim të ngushtë" në luftën kundër terrorizmit. Ai tha gjithashtu se shërbimet franceze kishin informacione që mund të ishin të dobishme për shërbimet ruse të sigurisë.

“Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe informacioni i disponueshëm për ne, shërbimet tona (të inteligjencës), si dhe kundërshtarët tanë kryesorë, me të vërtetë tregon se ishte një degë e Shtetit Islamik që kreu këtë sulm," tha Macron.

"Unë mendoj se do të ishte cinike dhe kundërproduktive për vetë Rusinë dhe sigurinë e qytetarëve të saj të përdorin atë kornizë për ta kthyer atë kundër Ukrainës," shtoi ai.

Macron tha se grupi i Shtetit Islamik, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë, kishte tentuar gjithashtu të kryente sulme në Francë.

Putin vjen me “një version të ri” rreth asaj se kush ishin ata që kryen sulmin në sallën e koncerteve në Moskë

Katër të dyshuar janë paraqitur në gjykatë në Moskë pasi persona të armatosur sulmuan një sallë koncertesh të premten, ku tre u deklaruan fajtorë për akuzat për terrorizëm. Vladimir Putin i ka përshkruar për herë të parë sulmuesit si “islamikë radikalë”. 

Vladimir Putin ka thënë se autorët e sulmit në sallën e koncerteve në Moskë janë “islamikë radikalë”.

Megjithatë, presidenti rus pretendon se të shtënat i përshtaten një fushate më të gjerë frikësimi nga Ukraina, shkruan Sky News.

“Kjo mizori mund të jetë vetëm një lidhje në një seri të tërë përpjekjesh nga ata që kanë qenë në luftë me vendin tonë që nga viti 2014 nga duart e regjimit neonazist të Kievit”, citohet të ketë thënë ai.

Pretendimet se Ukraina ishte disi e përfshirë në sulmin në Moskë janë hedhur poshtë gjerësisht nga analistët.

Por sipas tij, ata që planifikuan sulmin “shpresonin të mbillnin panik dhe përçarje” në shoqëri.

Ndryshe, katër persona të akuzuar për kryerjen e një sulmi terrorist, u shfaqën në gjykatë te të cilët u shfaqën shenja të rrahjes së rëndë.

Ndërkohë numri i personave të vrarë në sulmin ndaj koncertit në Moskë është rritur nga 137 në 139, ka thënë kryehetuesi i Rusisë.

Alexander Bastrykin tha se numri ishte rritur pasi dy persona të plagosur në sulm vdiqën në spital.

Ai bëri të ditur gjithashtu se 75 viktima ishin identifikuar zyrtarisht, tre prej të cilave ishin fëmijë.

Bastrykin theksoi se të dyshuarit që ishin arrestuar e kishin pranuar fajin dhe kishin bashkëpunuar me hetuesit. 

Ish presidenti francez: Putin po përdor sulmin në Moskë për të justifikuar luftën në Ukrainë

Ish presidenti francez, François Hollande ka akuzuar liderin rus Vladimir Putin se po përdor masakrën e së premtes për të justifikuar luftën në Ukrainë.

Në Radio Bfm, Hollande drejtoi gishtin nga Putini, i cili, sipas ish-presidentit francez, po e shfrytëzon “këtë tragjedi për qëllime të brendshme politike dhe për qëllime të një politike agresive ndaj Ukrainës”.

“Kur pashë imazhet e tragjedisë në Moskë, m’u kujtua menjëherë ajo që ne vetë përjetuam në nëntor 2015 (masakrën e Bataclan).

Ata ishin të njëjtët terroristë të IS me të njëjtat metoda: vrasës që vijnë në teatro për koncerte për të shkatërruar të rinjtë që duan vetëm të jetojnë dhe të marrin frymë”, tha ai.

Ukraina: Rusia ka lëshuar 1000 bomba, dronë dhe raketa brenda një jave

Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me më shumë se 1000 bomba, dronë dhe raketa në shtatë ditët e fundit, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Ministria tha se janë lëshuar 190 raketa të llojeve të ndryshme.

Si dhe 140 dronë dhe 700 bomba ajrore, shkruan Sky News.

“Mbrojtësit tanë të qiellit qëllojnë pothuajse të gjitha objektivat, por edhe më të shkathëtit kanë nevojë për mbështetje për të mbrojtur popullin tonë nga terrori rus”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat