Volodymyr Zelensky vazhdon me shkarkime

Evropë

Volodymyr Zelensky vazhdon me shkarkime

Më: 30 mars 2024 Në ora: 15:56
Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky ka shkarkuar dy zëvendëskryetarë të zyrës së tij dhe ka emëruar një ish-zyrtar të lartë të sigurisë si ambasador në Moldavi.

Një dekret presidencial njoftoi shkarkimin e Andry Smyrnovit, i cili ishte përgjegjës për çështjet e politikave ligjore dhe Oleksyy Dniprov, i cili drejtonte stafin e zyrës.

Ata ishin në mes e dhjetë zëvendësve të shefit të kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, raporton skynews.

Në vend të tyre u emëruan Olena Kovalska, e cila ka qenë pjesë e një grupi që këshillonte presidentin për krijimin e një tribunali për të ndjekur penalisht Rusinë për pushtimin e Ukrainës dhe Iryna Mudra, e cila ka shërbyer si zëvendësministre e drejtësisë.

Zelensky ka mbikëqyrur ndryshime gjithëpërfshirëse në pozitat e larta, veçanërisht në mesin e oficerëve të lartë ushtarakë, duke emëruar Oleksandr Syrskyi si komandant të përgjithshëm muajin e kaluar për të zëvendësuar komandantin popullor të vendit, Valeriy Zaluzhy.

Zelensky tha se kishte emëruar Oleksyy Danilov, ish-kryetar i këshillit të sigurisë dhe mbrojtjes të Ukrainës, si ambasador në Moldavi, duke thënë se Danilov kishte kërkuar një emërim diplomatik.

Presidenti ukrainas e përshkroi Moldavinë, presidentja pro-evropiane e së cilës Maia Sandu ka denoncuar pushtimin e Rusisë, si “një shtet jashtëzakonisht të rëndësishëm – si nga pikëpamja e sfidave të sigurisë në rajon, ashtu edhe nga pikëpamja e bashkëpunimit dypalësh”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat