Schmidt i shkon Vuçiqit sot në Beograd

Evropë

Schmidt i shkon Vuçiqit sot në Beograd

Më: 4 prill 2024 Në ora: 07:24
Schmidt dhe Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, ka njoftuar se do udhëtojë drejt Beogradit sot dhe do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Serbia ka një rol të rëndësishëm si një vend fqinj i Bosnjë-Hercegovinës dhe ne duhet të punojmë së bashku në zhvillimin e mëtejshëm dhe rrugën evropiane të Bosnje-Hercegovinës”, tha ai për programin televiziv të Sarajevës N1.

I pyetur për njoftimin e Vuçiqit se do të pyetet se cila dispozitë e Marrëveshjes së Dejtonit për pronën shtetërore është shkelur nga presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ai tha se mendon se është mirë të mendohet për gjithçka dhe të diskutohet gjithçka që është aktuale.

“Ndonjëherë dëgjoj fjalime të gjata nga Banja Luka se Schmidt vendosi ligjin zgjedhor dhe do të vendosë ligjin për pronën shtetërore, por unë do të ndihmoj vetëm për të gjetur një zgjidhje për këtë. Nëse nuk punohet për këtë çështje, nuk do të kemi investime në këtë vend. Prona shtetërore nuk duhet të rrënjosë frikën tek askush se unë ose dikush tjetër do t’i marrë diçka dikujt”, tha Schmidt.

Ai theksoi se prona duhet t’u jepet atyre që kanë mundësi të përmirësojnë situatën në vend dhe shtoi se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kërkuan zgjidhje për pronën shtetërore përmes legjislacionit të tyre, por vetëm Bosnja dhe Hercegovina nuk e zgjidhi atë.

“Nuk e di se çfarë do të më pyesë Vuçiq, por nëse pyetja është se ku shkelet Marrëveshja e Dejtonit, përgjigja është padyshim se shteti ka të drejtë të vendosë se çfarë është pronë shtetërore”, tha Schmidt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat