Ukraina “rekruton” militantin rus - kush është Denis Kapustin, ekstremisti që kërkon “të djegë” Moskën?

Evropë

Ukraina “rekruton” militantin rus - kush është Denis Kapustin, ekstremisti që kërkon “të djegë” Moskën?

Më: 5 prill 2024 Në ora: 08:53
Denis Kapustin

Milicitë ruse që luftojnë për Ukrainën janë kthyer në qendër të vëmendjes pasi kanë nisur sulmet kundër rajonit rus të Belgorodit. Kievi i konsideron milicitë si aleatë kundër Vladimir Putinit, por roli i grupeve me bazë në Ukrainë, të përbërë nga luftëtarë vullnetarë rusë, ka rezultuar i diskutueshëm. "Ne jemi njerëzit e këqij, por ne luftojmë ata që janë vërtet të këqij," i tha njëri prej tyre medias prestigjoze “Politico”.

Ky është në thelb një "projekt i përkëdhelur i Kyrylo Budanov, kreut të HUR, agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i cili thotë se të kesh "luftëtarë të mirë" në anën e Kievit është mirë, sepse armiku i armikut të tyre është miku i tyre. Zëdhënësi i HUR, Andriy Yusov tha për faqen e lajmeve se Ukraina "duhet të ndihmojë gjithashtu ata rusë që po luftojnë kundër regjimit të Putinit për të çliruar Rusinë".

Rasti më i mirë dhe shembulli perfekt për këtë është Denis Kapustin, i akuzuar si neo-nazist, por që e përshkruan veten si nacionalist rus dhe thotë se po lufton për Ukrainën sepse nacionalistët rusë duhet të jenë kundër Vladimir Putinit.Trupat vullnetare ruse janë një "pjesë zyrtare" e ushtrisë ukrainase, tha ai, "por ne kemi ambicie politike serioze dhe agjendë politike". Dhe kjo axhendë sipas tij është "marshimi drejt Moskës dhe shpërbërja e regjimit të Putinit", i cili është "qartësisht në interes të Ukrainës".

Megjithatë, roli i tij në luftë është një "thikë me dy presa për Kievin", shkruan “Politico”. Moska është e prirur të "zbardhë" pushtimin e Ukrainës si një përpjekje për "de-nazifikimin" e Kievit dhe media shtetërore ruse "kënaqet" duke treguar origjinën e Denis Kapustin si një huligan futbolli i ekstremit të djathtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat